Muzikë
Kjo është shqiptarja e cila triumfoi në Rusi, mposhti 12 shtete dhe solli kupën në shtëpi
Krenaria e shqiptarëve, mposhti 12 shtete në Rusi dhe solli kupën në shtëpi
Një zë i rrallë shqiptar, timbër të veçantë dhe ngjyra të ndryshme të zërit ka shqiptarja nga Shqipëria Inis Neziri e cila konkuroi në shumë festivale muzike. Ajo mori pjesë në shumë festival të muzikës dhe gjithëherë doli fituese në të gjitha garat. Karrierën fillestare e kishte në Gjeniun e Vogël, ku zëri vendin e parë dhe mahniti jurinë me performancën e saj, transmeton albinfo.ch.
Më pas Neziri ka marrë pjesë në kompeticione të ndryshme si në Rumani në festivalin ”Golden Stage” ku gjithashtu fitoi çmimin e parë.
Mirëpo kulmin e saj të artistës e shijoi në vitin 2019 kur këngëtarja shqiptare Inis Neziri i bëri të gjithë krenarë.

Ajo u shpall fituese e festivalit “New Wave” në Rusi, ku rrëqethi të gjithë me zërin e saj fantastik.Ajo mundi të gjithë konkurrentët duke zënë vendin e parë me 280 pikë. Inis Neziri arriti të mposhtte plot 12 shtete me performancën e saj, e cila u mbështet nga shqiptarët në të gjithë botën. Këngëtarja shqiptare u vlerësua me pikët maksimale nga juria për dy netë rresht.

Ndërsa gjatë prezantimit, Inis bëri simbolin e shqiponjës para publikut rus, ku u shfaq edhe flamuri shqiptar. /Albinfo.ch.
https://www.youtube.com/watch?v=qoCnG6rEMUk&feature=emb_title
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore















