CH-Ballkani
Kjo është gruaja më e urryer në Zvicër
Në Gjenevë, tre gra janë rrahur brutalisht. Dhuna ndaj grave po bëhet një çështje debative. Kryetarja e Partisë zvicerane Juso, Tamara Funiciello, ka ekspozuar vetveten dhe është fyer nga burrat me fjalë ndër më të këqijat. Dhe, është karikaturuar në një mënyrë seksiste në një gazetë.
Është vetëm një fjali e caktuar gjatë një fjalim shtatëminutësh. Një fjali, që gjatë kësaj vere e ka çuar Tamara Funiciellon të bëhet një nga gratë më të urryera në Zvicër.
Kryetarja 28-vjeçare e Juso ka dashur të luftojë kundër dhunës ndaj grave me një fjalim të përkushtuar. Tani ajo vetë është bërë objektiv i dhunës më të keqe verbale.
Armiqësia, kërcënimet dhe fyerjet kanë kulminuar të shtunën e kaluar në një karikaturë në “Schaffhauser Nachrichten”, përcjell Albinfo.ch. Në faqen e opinionit një gazetare ka shkruar se sa e tmerrshme ishte që në Zvicër ka burra (me origjinë të huaj) të cilët janë rritur në shoqëritë patriarkale dhe gratë për ta janë të shtresës së dytë.
Në të njëjtën faqe shfaqet një karikaturë e Pascal Coffez. Ajo Funiciellon e ka vizatuar të trashë, figurë shtrige që gris sutjenat nga trupi dhe i bërtet duetit muzikor zviceran Lo & Leduc, pse ata nuk e kanë ftuar ate. Përveç kësaj, është shtypur edhe numri i saj celular. Lartë, burrat e huaj të këqinj që rrahin gratë zvicerane, poshtë gratë zvicerane që thonë, “Dhuna ndaj grave është një problem me meshkujt e jo me të huajt”!, e karikaturuar dhe e fyer nga burrat zviceranë.
Është pika kulminante e një historie që filloi më 12 gusht, në Bundesplatz të Bernës. Në një demonstratë, kryetarja e Juso flet rreth frikës së saj për të shkuar në shtëpi vetëm gjatë natës. Për faktin se në të gjithë botën, rreziku për vdekjen e grave të reja është më i madh nga dhuna e meshkujve se sa nga kanceri, malaria, lufta dhe aksidentet e trafikut, njofton Albinfo.ch. Ajo gjithashtu ka raportuar se aktualisht kënga më e shitur në Zvicër është nga dueti Lo & Leduc me titull “079”, një histori ngacmimesh në të cilën “jo”-ja e një gruaje është konsideruar si një përpjekje e sërishme. Me këtë rast, ka pranuar shumë duartrokitje.
Por, është stina e verës: Dhuna ndaj grave është një temë e rëndë dhe e lodhshme, veçanërisht për burrat. Një socialiste e re rebele, e cila këngën e paraqet si seksiste të preferuar të Zvicrës. Për Partinë SVP, kjo është një shaka skandaloze e kësaj partie të re. Tamara Funiciello kërcënohet me përdhunim dhe vrasje, ajo quhet një shtrigë, urrejtës e e meshkujve, e cila në dollap nuk i ka të gjitha gotat.
Në rrjetet sociale, një gjë e tillë zakonisht ndodhë në mënyrë anonime. Kështu kishte mësuar kjo banore e Bernës, e rritur në Itali. Që nga viti 2016, ajo është zonja e parë në krye të socialistëve të rinj zviceranë. Si një lidere e këtij grupi, Funiciello duhet të durojë shumë. Por, asaj gjithashtu i pëlqen t`i ndajë çështjet. Kur vitin e kaluar pozoi pa sutjena dhe i djegi ato, gjatë një akt të protestës feministe, ajo pranoi qindra kërcënime. Politikanët e famshëm u tallën me trupin e saj. Por, ajo vazhdoi me idenë e saj.
Studentha e historisë konsiderohet e zgjuar por edhe qesharake, pasi nuk i devijon asnjë debat. Por karikatura me numrin e saj të telefonit, me të cilën paraqitet si e dalur jashtë kontrollit, e ofenduar pasi askush nuk e thërret, është një “goditje e ulët që nuk e priste”. Në një postim në Facebook ajo ka shkruar:
Robin Blanck, kryeredaktor i “Schaffhauser Nachrichten”, mbron prezantimin e Funiciellos në portalin “Watson.ch”. “Karikatura në thelb mund të paraqesë gjithçka dhe duhet ndonjëherë të përdorë edhe mjetet e eskalimit”. Edhe pse të drejtat e tyre personale nga publikimi i numrit celular të Funiciellos u lënduan, arsyet nuk do të pranohen, transmeton më tej Albinfo.ch. Numri i saj mund të gjendet në faqen e saj të internetit. Por, nuk është i vetëm numri i telefonit si problem. E gjithë karikatura mund të kuptohet si një thirrje për të degraduar Funiciello.. Një thirrje për dhunë verbale kundër një gruaje që lufton dhunën ndaj grave.
Përsëri dhe përsëri në Zvicër, gratë që publikisht marrin një qëndrim për dhunën ndaj grave janë fyer dhe kërcënuar seksualisht. Urrejtja ndaj grave është gjithandej nëpër mediat sociale. Nuk ka ndonjë politikane, aktore apo autore që nuk ështe prekur deri më tani. Autorët e kësaj dhune verbale ulen në kompjuterët e tyre dhe mbushin kolonat e komenteve me ligësi dhe urrejtje. Jo vetëm intelekti dhe pozita politike e grave që është sulmuar, por edhe trupi, seksualiteti i tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











