Lifestyle
Kjo është banesa luksoze e “Bachelor-it” të Zvicrës, Patric Haziri
Në këtë video mund të shihni pamje nga kjo banesë dhe shpjegimet që i zoti i saj i jep lidhur me banesën si dhe jetën e tij brenda katër mureve
Patric Haziri është emri i shqiptaro-zviceranit aktualisht më të pranishëm në mediat zvicerane. Rreth dy javë më parë ai ka filluar aventurën e tij në emisionin e njohur të tipit “reality show”, “Bachelor”.
Në formatin e këtij emisioni parashihet që “bachelori”, në këtë rast Patric Haziri të sfidohet nga 21 vajza, në secilën javë nga njëra, shkruan albinfo.ch. Në fund ai duhet të vendosë cilën do ta zgjedhë.
Revista “Schweizer Illustrierte” ka bërë një vizitë në banesën luksoze të Patric Hazirit në Dietikon të Cyrihut. Në këtë video mund të shihni pamje nga kjo banesë dhe shpjegimet që i zoti i saj i jep lidhur me banesën si dhe jetën e tij brenda katër mureve, transmeton albinfo.ch. Ai këtu tregon edhe për preferencat e tij lidhur me gjininë e bukur…
Patric Haziri është i biri i një mërgimtari nga Kosova lindore dhe e një zviceraneje. Është 29-vjeçar dhe i angazhuar në biznesin familjar të babait të tij.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









