Lajme
Zjarr në kishë, në natën e Krishtlindjes
Pas shuarjes në pasditen e djeshme, zjarri ka shpërthyer sërish në orët e vona të mbrëmjes. Me përpjekjet e njësive të zjarrfikësve, zjarri sërish është vënë nën kontroll
Gjatë ditës së djeshme, pikërisht në ditën në prag të natës festive të Krishtlindjes, Kisha Reformatore në Herzogenbuchsee ka qenë e përfshirë nga zjarri, shkrua srf.ch. Raportime të shumta kanë sjellë pamje nga djegia e saj dhe përpjekjet për ta shuar, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë flakët kanë përshkruar dhe dëmtuar rëndë pirgun me kambanoren e kishës.
Pas shuarjes në pasditen e djeshme, zjarri ka shpërthyer sërish në orët e vona të mbrëmjes. Me përpjekjet e njësive të zjarrfikësve, zjarri sërish është vënë nën kontroll, njofton Policia Kantonale e Bernës.
Zjarri ka shpërthyer për herë të parë në mëngjesin e të martës. Në kohën e drekës, zjarri tashmë ishte nën kontroll, por ai ka shpërthyer sërish në mbrëmje, përcjell albinfo.ch. Gjatë përpjekjeve për shuarje, është rrënuar një pjesë e kulmit të djegur të kishës, duke u shkaktuar kështu një vrimë të madhe në çati.
Në aksionin e shuarjes kanë marrë pjesë 84 zjarrfikës. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin.
Dëmet e shkaktuara nga zjarri, ndonëse ende nuk është bërë vlerësimi, llogariten në disa miliona franga.
Autoritetet përgjegjëse thonë se kisha aktualisht do të mbahet e mbyllur.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












