Lajme
Kirurgu shqiptar, storie suksesi në Gjermani
Shqiptarët tani edhe në fushën e mjekësisë po triumfojnë, duke treguar suksese të mëdha
Mjeku shqiptar Dr. Halil Krasniqin është ligjërues në Heidelberg dhe drejtor në Klinikën Vaskulare në Spitalin Helios, në Pforzheim të Gjermanisë. Ai është ndër kirurgët endovaskular më të njohur në Evropë dhe një ndër mjekët e parë nga Gjermania, i cili do të shërbejë në Klinikën Digjitale.
Meqenëse, Krasniqi tani është shefi i kirurgjisë së enëve të gjakut, ai njihet si një nga mjekët më të shquar shqiptarë në Gjermani e më tej, përshendeti takimin e shoqatës së mjekëve shqiptarë në Gjermani që u mbajt më 25 janar 2020. Në kuadër të fjalës së tij përshendetëse, Krasniqi mbajti një prezantim mbreslënës, frymëzues e shumë motivues, duke treguar të gjitha sfidat e veshtirësitë, por edhe arritjet e shkëlqyera gjatë karrierës profesionale, shkruan albinfo.ch.
Duhet theksuar se Krasniqi ka shpikur për herë të parë pajisjen “Krassa”, e cila bën të mundur intervenimin me invasion minimal të enëve të gjakut, vetëm me një shpuarje, pa prerje. Tani me një shpuarje, është i mundur trajtimi i sëmundjeve të enëve të gjakut (stentimi) në dy drejtime, në drejtim të zemrës dhe drejtim të këmbës!
Shpikja „Krassa“ tani e bënë të mundur trajtimin intervencional të enëve të gjakut me një punktion me gjilpërë në tërë trupin edhe në drejtim të zemres, edhe në drejtim të këmbës pa bërë asnjë prerje. Ballonimi dhe implantimi i stentave është i mundur në çdo arterie dhe venë në tërë trupin.
Po ashtu, menjëherë pas zbulimit, ajo doli në tregun botëror, të cilin e prodhon firma e produkteve mjekësore. Ky istrument është shumë i mirëpritur nga kolegët e fakulteteve të ndyshme të Krasniqit që bënë të mundur trajtimin intervencional të enëve të gjakut me një punktion me gjilpërë në tërë trupin edhe në drejtim të zemres, edhe në drejtim të këmbës, pa bërë asnjë prerje. /Albinfo.ch.




E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor














