Autotech
Kinezët, me vetura të mira dhe të lira në Gjenevë
Prodhuesit kinezë të automobilave kanë prezantuar modelet e tyre të fundit në shoun e madh të Gjenevës dhe ajo që bie më shumë në sy është se makinat kineze tani duken të një cilësie të njëjtë me ato evropiane, por vijnë me një çmim shumë më të ulët.
Roland Gumpert i Aiways tha: “Ndryshimet të cilave u janë nënshtruar automjetet kineze janë shumë të rëndësishme. Në të shkuarën kishte gjithnjë probleme me cilësinë e prodhimeve kineze. Por, gjërat janë përmirësuar shumë. Sot nuk ka më asnjë dallim në cilësi dhe kur flasim për çmimet, ato janë shumë më të ulëta”, transmeton “TCH”.
Sipas Gumpert, Kina po investon jo pak në sektor me fabrika prodhimi automobilësh që kanë një kapacitet deri në 300 mijë makina në vit. Dhe tregjet evropiane nuk përjashtohen nga objektivat, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











