Shkurt.ch
Kinezët japin 44 miliardë për gjigantin zviceran “Syngenta”
Menjëherë pas shpalljes së lajmit për shitjen, ka reaguar sindikata Unia duke kërkuar garanci se të gjitha vendet e punës në Zvicër do të jenë të sigurta
Koncerni më i madh kinez i industrise kimike «Chem China» do të blejë ndërmarrjen e madhe agrare të Zvicrës Syngenta, duke paguar për të 44 miliardë franga. Bordi menaxherial i Syngenta-s u ka rekomanduar njëzëri aksionarëve që të pranojnë këtë ofertë, bëhet e ditur nga ndërmarrja në fjalë, sç raportojnë gjerësisht sot mediet zvicerane.
Bordi i Syngenta-s që vitin e kaluar kishte refuzuar një ofertë tjetër për shitje. Bëhej fjalë për konkurrentin e saj amerikan Monsanto që dëshironte ta blente.
Ndërkaq, shitblerja e re me kinezët duhet më parë të miratohet nga institucione të ndryshme të BE-së dhe të SHBA-së, transmeton albinfo.ch. Kjo dhe për faktin se Syngenta një të katërtën e qarkullimit të saj e bën në SHBA, ku është shitësi më i madh i pesticideve.
Menjëherë pas shpalljes së lajmit për shitjen, ka reaguar sindikata Unia. Ajo kërkon që në rast të shitjes të ketë garanci se të gjitha vendet e punës në Zvicër do të vazhdojne të jenë të sigurta. Unia ka shprehur kënaqësinë e saj me deklarimin e blerësit kinez se nuk do të ketë shkurtime të vendeve të punës. Por duke qenë se edhe në raste tjera të shitblerjes së kompanive ka pasur deklarime të tilla dhe pastaj ato janë shkelur, Unia kërkon nga Chem China garanci për këtë.
Në Zvicër, Syngenta punëson 3300 veta ndërsa në gjithë botën, mbi 28.000.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













