Bota
Kinë: Çifti shet binjakët për të shlyer borxhet
Një çift i papunë nga Chifeng në rajonin autonom kinez Inner Mongolia, ka shitur fëmijët për të fituar para për të shlyer një borxh të madh nga një platformë në internet.
Binjakët e çiftit u shitën për 120 mijë juanë në dy familje në provincën Hebei fqinje, 800 kilometra larg nga prindërit e tyre, raporton Daily Mail, transmeton KP.
Familja që bleu djalin, pa sukses u përpoq të kishte fëmijë për 8 vjet. Gruaja që bleu vajzën, tha se e bëri atë pasi ishte e vetmuar që kur djali i saj u largua nga shtëpia, përcjellë albinfo.ch.
Policia në dhjetor të vitit të kaluar mori një lajmërim për tregti me fëmijë dhe nisi hetimet, pas së cilave arrestuan shitësit e fëmijëve. Ata pranuan se kishin shitur binjakët në nëntor të vitit 2017.
“Kishim shumë borxhe. Nuk kishim të hyra. Shikuar nga ana etike kam bërë gjë të tmerrshme. Kam lënduar veten dhe të tjerët. Kam mashtruar fëmijët e mi”, deklaroi babai, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
Ai ka mbetur në burg për shkak të tregtisë me fëmijë, derisa tre të tjerë janë liruar. Fëmijët në fund janë kthyer nën kujdestarinë e nënës së tyre biologjike.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












