Shqipëria
Kina, ndër pesë vendet me më së shumti vizitorë në Shqipëri
Sipas të dhënave, më shumë se 50 mijë kinezë kanë vizituar Shqipërinë deri tani këtë vit
Heqja e vizave për Kinën ka shumëfishuar numrin e turistëve këtë sezon. Në një intervistë për një televizion kinez, ministri i Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi, është shprehur se po punohet për krijimin e një pakete të re me një ofertë të trashëgimisë kulturore dhe kulinarisë dhe po promovohet agroturizmi më shumë se çdo gjë tjetër në Shqipëri.
Qeveria shqiptare vendosi heqjen e vizave për turistët nga Kina për periudhën 1 prill deri në 31 tetor 2018. Heqja e vizave me Kinën për 8 muaj në vit ka dhënë rezultatet e para, raporton ‘Scan’.
Numri i turistëve nga Kina drejt Shqipërisë është shumëfishuar krahasuar me një vit më parë. Falë heqjes së vizave, ky shtet u rendit me shpejtësi në pesë vendet me më shumë vizitorë në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave, më shumë se 50 mijë kinezë kanë vizituar Shqipërinë deri më tani në këtë vit.
Televizioni kinez rendit gjithashtu atraksionet më të mëdha turistike në Shqipëri, sipas renditjes vendi i parë më i vizituar nga turistët kinezë është Bunk’art, i ndjekur nga muzeu i komunizmit në Shqipëri, kjo për shkak edhe të lidhjeve historike mes dy vendeve.
https://www.youtube.com/watch?v=_1eMjAIGZgw
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












