Lajme
Kina, me aplikacion që zbulon koronavirusin
Kina e ka lansuar një aplikacion që lejon njerëzit të kontrollojnë nëse kanë qenë në rrezik për t’u prekur nga koronavirusi.
“Detektori i kontaktit të afërt” i njofton përdoruesit nëse ata kanë qenë pranë një personi që është konfirmuar ose dyshohet se ka virus.
Personat e identifikuar si potencialisht të rrezikuar këshillohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të informojnë autoritetet lokale shëndetësore.
Teknologjia pritet të ndihmojë në përpjekjet që qeveria kineze po i bën për mbikëqyrjen e afërt të popullsisë së saj.
Për të bërë kërkesë, përdoruesve u kërkohet të skanojnë një kod të Reagimit të Shpejtë (QR) në telefonat e mençur, duke përdorur aplikacione si shërbimin e pagesave Alipay ose platformën e mediave sociale WeChat.
Pasi aplikacioni i ri të regjistrohet me një numër telefoni, përdoruesve u kërkohet të shkruajnë emrin dhe numrin e tyre të identitetit.
Cilido numër i regjistruar i telefonit mund të përdoret më pas për të kontrolluar gjendjen deri në tre numra të identitetit.
Aplikacioni u zhvillua bashkërisht nga departamentet qeveritare dhe Korporata e Teknologjisë Elektronike të Kinës dhe u mbështet nga të dhëna e ofruar nga autoritetet e shëndetësisë dhe transportit, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













