Koronavirusi: çast pas çasti
Kina kryen mbi 1.4 milionë teste për Covid-19 brenda ditës

Të premten në qytetin e Vuhanit, vendin ku ka shpërthyer për herë të parë pandemia e koronavirusit, janë testuar 1,470,950 persona, kështu kanë njoftuar autoritetet kineze.
Gjatë këtij muaji, autoritetet kineze kanë vënë një shënjestër ambicioze për testim të gjithë popullsisë 11 milionë banorëshe në më pak se dy javë.
Ata besojnë se kjo është mënyra më e mirë për të siguruar rihapje të sigurt të bizneseve dhe shkollave.
Kjo fushatë synon të identifikojë bartësit pa simptoma – personat që janë të infektuar por që nuk shfaqin shenja se janë të sëmurë.
Numri i testimeve të kryera brenda ditës është rritur gradualisht. Më 18 maj, ky qytet ka kryer 467,847 teste, ndërkohë që deri të enjten, numri është rritur në më shumë se 1 milion.
Ky lajm vjen teksa Kina nuk ka raportuar asnjë rast të ri në territorin e saj të prekur me këtë virus, prej kur ka shpërthyer sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid Gresa fiton çmim në festivalin ndërkombëtar të filmit Imagineindia IFF në Madrid...
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
Jeta në Austri
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri ÖBB zbulon trenat e rinj me dy kate për distanca të gjata...
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë