E-Diaspora
Kickboksierët Colaj dhe Zejna zhvillojnë meqet e tyre finale
Të dy boksierët shqiptarë në Bernë do të kenë përballjet e fundit, respektivisht me to do të përmbyllin karrierat e tyre të suksesshme
Më 29 nëntor salla Wankdorfhalle e Bernës do të jetë arenë e ballafaqimeve burrërore të dy kick boksierëve të dëshmuar shqiptarë: Mikel Colaj “Legjionari” dhe Jeton Zejna “Rrufeja”. Mikeli do të luftojë kundër Dominique Mitideri ndërsa Jetoni kundër Franceco La Vecchia.
Të dy boksierët shqiptarë në Bernë do të kenë përballjet e fundit, respektivisht me to do të përmbyllin karrierat e tyre të suksesshme. Mikel Colaj prej 15 vitesh është identifikuar me skenën zvicerane të kickboksit. Ai është padyshim kickboksieri më i mirë i Zvicrës në kategorinë e tij. Veç kësaj ai është kampion i shumëfishtë evropian dhe botëror. Falë stilit të tij të pakompromis luftarak, ai në çdo ballafaqim ofron spektakël të vërtetë. Ka mundur emra të mëdhenj të kick boksit botëror si kampionët në K-1 Albert Kraus e Giorgo Petrosyan dhe Shemsi Beqirin.
Edhe Jeton Zejna, i njohur me nofkën „Blitz“ (rrufeja) do të zhvillojë luftën e tij finale të kick boksit që njëherësh është për titullin e kampionit botëror. Luftëtari i gjatë 1.74 m. ka dëshmuar shumë herë nofkën e tij “rrufeja” . Në karrierën e tij të deritashme Zejna ka korrur 46 fitore, duke mundur shumë kampionë zviceranë, evropianë e botërorë.
Duke folur për ndeshjen e pritshme për titullin e kampionit të botës, Jetoni thotë: “Dua t`u tregoj njerëzve se çdo gjë është mundur kur ke vullnet të fortë. Edhe nëse kjo do të jetë lufta ime e fundit dëshiroj që fansave të mi t`u mbetem në kujtimin më të mirë. Unë jam sërish këtu dhe kam kënaqësinë të ngjitem sërish në ring. Rrufeja po kthehet dhe do të godasë”.
Mbrëmja e luftërave të kick boksit në Bernë do të fillojë në orën 17.30 dhe do të zgjasë deri në mesnatë. Pos Colajt dhe Zejnës, forcat do t`i provojnë edhe boksierët tjerë shqiptarë si Liridon Veseli, Egzon Reka, Robert Noshi dhe Përparim Reka.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










