Kosova
KFOR-i, thirrje Kosovës e Serbisë që t’i ulin tensionet
Rrëmbimi i 3 policëve, reagon KFOR: Jemi në kontakte me autoritetet serbe dhe të Kosovës, ne nuk ishim në zonë
KFOR këtë të enjte u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë t’i ulin tensionet dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë, siç thotë, “në përshkallëzim të mëtejshëm”.
Ky reagim vjen pas rrëmbimint të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës një ditë më parë.
KFOR-i ka deklaruar sërish se nuk ishte në zonën kur tre policët kosovarë u kidnapuan nga forcat serbe. Po ashtu rrëmbimin e policëve KFOR e cilëson si arrestim.
Misioni i KFOR-it tha se nuk ishte në zonën ku tre policë të Kosovës, siç e ka cilësuar KFOR-i, u arrestuan dje nga forcat policore serbe.
Në një komunikatë për media, KFOR-i tha se ka dërguar një ekip në zonë dhe ka vendosur kontakte me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.
“KFOR-i gjithashtu është në kontakt të rregullt me misionin e udhëhequr nga BE-ja për sundimin e ligjit, EULEX-in. Ne u bëjmë thirrje palëve që t’i ulin menjëherë tensionet dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme, që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm”, thuhet në komunikatë.
KFOR-i tha se po e monitoron situatën dhe po vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të ofruar siguri në tërë territorin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










