Lajme
KFOR-i largohen tri blokada në veri

Me urdhër të Komandantit të KFOR-it, Gjeneralit Erhard Bühler, njësitet e KFOR-it në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, larguan tri bllokada rruge në rrugën kryesore në mes të Mitrovicës dhe Zubin Potokut, në rajonin e Zupçit.
Operacioni u zbatua në mënyrë të shpejtë dhe me sukses. Nuk kishte asnjë rezistencë në bllokadat e rrugës, njëra prej të cilave përbëhej prej zhavorrit, gurëve dhe rërës dhe dy të tjerat prej trungjeve dhe shtyllave.
“Meqë kishte rrezik nga snajperistët kriminalë dhe rezistencës së armatosur nga elementet radikale të pajisura me pushkë, pistoleta ose eksplozivë, “një forcë e mjaftueshme e këmbësorisë së blinduar ishte në atë zonë, e gatshme për tu përgjigjur në mënyrë të duhur çfarëdo sfide që do të mund të kishte ndodhur”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.
KFOR-i iu bën thirrje të gjithë qytetarëve në Zubin Potok, që t’iu rezistojnë elementeve radikale dhe kriminale dhe të heqin dorë nga dy bllokadat e fundit të rrugëve, të cilat ende pengojnë komunikacionin në qytet. Këto bllokada të panevojshme izolojnë njerëzit e ndershëm nga jashtë.
“Për shkak të veprimeve të radikalëve, autoritetet lokale të komunës dhe radikalët ndalojnë transportimin në qytet të furnizimeve me ushqim dhe barëra. Për çdo pasojë (fatkeqësi) ata do të mbahen përgjegjës”, përfundon komunikata e KFOR-it.
Situata aktuale në veri të Kosovës është e qetë, por e tensionuar. Ushtarët e KFOR-it janë ende të vendosur në portat kryesore, ku veturat dhe autobusët lejohen që të kalojnë pas kontrollit të detajuar të identifikimit të personave dhe të sigurisë. Automjetet e rënda janë ende të ndaluara për shkak të masave të sigurisë. Ekziston ende kërcënim që radikalët t’i sulmojnë kalimet kufitare, siç kanë bërë me portën 1 javën e kaluar.
Komandanti i KFOR-it pret që qytetarët në të gjitha pjesët e Kosovës të qëndrojnë të qetë dhe paqësor, si dhe të mbështeten tek masat e ndërmarra nga KFOR-i dhe EULEX-i dhe tek zgjidhjet politike për situatën e tanishme.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€