Lajme
KFOR-i heq barrikadat, serbët i rivendosin!
Rreth orës 08:00 të mëngjesit Ushtarët e KFOR-it kanë nisur aksionin e heqjes së barrikadave të vendosura në magjistralen Ribariq – Zubin-Potok, në rrugën që shpie drejtë pikëkalimit kufitar në Bërnjak.
Ushtarët francezë dhe gjermanë me sharra motorike heqin drunjtë, ndërsa me lopata dheun, derisa serbët me ekskavatorë po hedhin sasi të reja të dheut.
Sipas raportijmeve të medieve serbe, një numër i vogël i serbëve u përpoqën ta mbrojnë barrikadën e lartë dy metra, por ata u shtynë nga ushtarët e KFOR-it të cilët kanë bërë “mur të gjallë” apo kordon para barrikadave.
Gjatë shtyrjeve mes serbëve dhe ushtarëve, një anëtarë i KFOR-it ka përdorur llak spërkatës.
Para se të fillonte aksione, ushtarët ndërkombëtarë kanë hequr flamurin trengjyrësh serb që ishte i vendosur aty.
Derisa po hiqet një barrikadë, serbët po e vendosin një tjetër disa metra larg të vjetrës.
Ushtarët e KFOR-it janë në kordon të gatshëm për thyerjen e demonstratave.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












