Sport
KF „Bashkimi“ nga Siebneni, model i integrimit dhe solidaritetit
Ndihma humanitare që ka ndarë “Bashkimi” në Kosovë e gjetiu, është një karakteristikë që e bën më të veçantë këtë skuadër
Këto ditë përfundoi gjysmëstinori i garave të futbollit. KF “Bashkimi”- Siebnen gjendet lartë në kreun e tabelës, në Ligën e katërt, edhe pse për shkaqe të motit, i ka dy ndeshje minus e që i japin shpresë që deri në fund të stinorit të dalë kampione dhe në stinorin e ardhshëm të rangohet në Ligën e tretë.
KF „Bashkimi“- Siebnen i kantonit Schwyz, është themeluar në vitin 2007 dhe që në stinorin e parë ka qenë kampion dhe është ngjitur një ligë më lartë. “Vitin e kaluar kemi qenë nënkampion, kurse sivjet jemi lartë në kreun e tabelës dhe deri në fund të stinorit shpresojmë të dalim sërish kampion dhe të kalojmë në Ligën e tretë, për çka mendojmë se është një rezultat tejet i lakmueshëm për një skuadër e cila funksionon me vetëfinancim dhe me angazhim vullnetar të lojtarëve dhe udhëheqësisë së klubit.
Duke parë seriozitetin tonë në lojën e futbollit, kohëve të fundit, kemi ftesa nga ligat më të larta zvicerane për ndeshje miqësore. Herën e fundit në fillim të nëntorit 2010 patëm një lojë miqësore me një skuadër të Ligës së tretë të Zvicrës. Për dallim nga klubet e shumta në Zvicër, në klubin tonë të gjithë janë shqiptarë, me prejardhje nga troje të ndryshme”, thotë
– Kush merr karton të kuq, suspendohet nga klubi!
Pyetjes përse klubi përbëhet vetëm me lojtarë shqiptarë, kryetari i KF “Bashkimi” nga Siebneni, Feti Demolli përgjigjet: „që të dëshmojmë suksesin, bazuar në forcën tonë dhe, meqë në Lachen me rrethinë ka shumë futbollistë shqiptarë, kemi dëshiruar që të përfshijmë sa më shumë të rinj, duke synuar një integrim të shëndoshë në shoqërinë zvicerane dhe një dëshmi para organeve zvicerane se trajtimi i barabartë është një shans më shumë për suksese në integrim. Këtë e kemi dëshmuar, gjithsesi, thotë Feti Demolli.
“Ndonëse futbollistët luajnë vullnetarisht për skuadrën e „Bashkimit“ disiplina e tyre është në nivel të lartë. Çdo lojtar e di se sjellja brutale në lojë dhe shkaktimi i kartonit të kuq ndëshkohet me suspendim nga klubi. Ky nivel i disiplinës, ka sjellë edhe shumë shikues në lojërat e KF „Bashkimi“-Siebnen”, thotë trajneri i klubit, Besnik Thaqi. Tashmë edhe tifozët e „Bashkimit“ janë të rregullt dhe identifikohen me shenjën dalluese „Dardanët“, të cilët udhëhiqen nga tifozi i flakët, Mejdi Memishi.
KF „Bashkimi“ nga Siebneni sivjet ka bërë një gjest që duhet të jetë shembull edhe për klube të tjera sportive jashtë Kosovës. „Bashkimi“ ka zhvilluar lojë miqësore në Kosovë me KF „Gjilani 95“ në Gjilan dhe me KF „Tomorri“ nga Berati, me ç`rast lojtarët janë mirëpritur edhe nga strukturat udhëheqëse të komunave respektive.
Sporti dhe humanizmi
Ky klub për më tepër ka ofruar ndihma materiale për fëmijët bonjakë të fshatit „SOS Kinderdorf“ në Prishtinë. Lojtarët e „Bashkimit“ dhuruan po ashtu edhe pajisje sportive për futbollistët e Gjilanit, të Beratit dhe të fshatit Karaçevë të komunës së Kamenicës. Me mirënjohje u nderuan edhe nga vetë kryetari i Federatës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri dhe kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa.
Feti Demolli (majtas), kryetar dhe Besnik Thaqi, trajner i KF „Bashkimi“ – Siebnen
“Ne kemi një organizim të mirëfilltë brenda kryesisë së klubit, duke filluar nga kryetari Feti Demolli, sekretari Afrim Muji, anëtarët e kryesisë Destan Kurtishi (edhe kapiten i skuadrës), Ramadan Rexhepi dhe Faton Limani”, thotë trajneri Besnik Thaqi, i cili është shpirtërisht i lidhur me këtë klub. Ai thotë se KF Bashkimi “është pasqyrë edhe për gjeneratën e futbollistëve të vegjël, të cilët shpesh na kontaktojnë dhe shprehin dëshirën që sapo të rriten të jenë pjesë e „Bashkimit“.
Një kontribut të madh për këtë klub po e jep edhe donatori i përhershëm „Armafix GmbH“ me pronar Jeton Korbën. Interesimi për të kontribuar në KF „Bashkimi“ sa vjen e shtohet. Këto ditë vullnetin për t´u bërë pjesë e klubit e paraqiti edhe ish lojtari i njohur i FC Zürich dhe FC Kosova, Adnan Jashari, të cilin KF „Bashkimi“ e mirëpret me kënaqësi.
KF „Bashkimi“ tashmë është i njohur edhe për strukturat e larta të rajonit. Kështu, kohë më parë, SC Siebnen (në kuadrin e të cilit vepron KF “Bashkimi”) pati marrë një shpërblim në emër të KF „Bashkimi“-Siebnen si skuadra më e disiplinuar, kampione dhe model për integrimin e bashkësisë së shqiptarëve në Siebnen dhe rrethinë. Atë shpërblim e pati ndarë Federata e Futbollit të Rajonit të Cyrihut (FVRZ).
. Feti Demolli (majtas), kryetar dhe Besnik Thaqi, trajner i KF „Bashkimi“ – Siebnen
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









