Shqipëria
Ashpërsohen masat kufizuese të pandemisë në Shqipëri
Është bërë e ditur se përkeqësimi i situatës së pandemisë është bërë shkak që Komiteti i Ekspertëve të ashpërsojë masat shtrënguese, duke ndalur takimet e fushatës elektorale dhe grumbullimet me më shumë se 10 veta.
“Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura. Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet. Të ndalohen konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej atyre familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë”.
Po ashtu, ekspertët rendisin një sërë faktorësh që tregojnë se gjendja po rëndohet. Deri më tani incidenca ka arritur në 243 raste të infektuarish për 100 mijë banorë.
“Numri total i rasteve aktive ka pësuar rritje në 504 për 100 mijë banorë. Në tri spitalet Covid janë shtruar 406 pacientë. Aktualisht rreth 20-25% e kapaciteteve janë ende të lira në katër strukturat e dedikuara për trajtimin e rasteve. Terapitë intensive kanë një numër të qëndrueshëm të pacientëve në kujdes intensiv. Përqindja e humbjes së jetëve në raport me numrin e të prekurve është 2,2%”.
Pas këtyre vendimeve, mbetet për t’u parë se si do ta bëjnë fushatën partitë politike, kur dihet që si kreu i mazhorancës, Rama, ashtu dhe ai opozitës, Basha, si dhe aleatët e tyre, kanë nisur me kohë takimet elektorale.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen Filmi i shkurtër “Prej 6-ve në 5” është përzgjedhur në garën ndërkombëtare të edicionit të 72-të... -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












