Kosova
Këto janë dokumentet që ju nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen
Faqja qeveritare Integrimi Evropian i Kosovës ka njoftuar qytetarët për dokumentet që u nevojiten për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen pas 1 janarit 2024, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit, nevojitet pasaportë biometrike (e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës së largimit nga zona Shengen).
Lidhur me linkun ka informata të sakta mbi vendin dhe qëllimin e udhëtimit, dëshmi mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit/apartamentit apo kontaktet e të afërmve ku do të qëndroni.
Për të udhëtuar në zonën Shengen pa viza ju nevojiten edhe detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese.
Ndërkaq, nëse udhëtohet me veturë, dokumentet e nevojshme të veturës, përfshirë kartonin e gjelbër si dhe dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare.
“Për më shumë informata, vizitoni faqen zyrtare: https://integrimievropian.rks-gov.net/…/pyetje-te…/”, thuhet në njoftimin për media.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









