Lajme
Këta janë “kolegët zviceranë” të atentatorit nga Vjena
Më i madhi nga të dy është i martuar me një zvicerane të konvertuar në islam, në Cyrih. Ai është i njohur për autoritetet prej vitesh si salafist radikal
Dy të rinj nga Winterthur (18 dhe 24 vjeçarë) janë arrestuan të marten, një ditë pas sulmit terrorist në Vjenë. I moshuari nga të dy kishte qenë futbollist në rininë e tij të hershme dhe ish-punëtor poste. Por, ai ka qenë i njohur prej kohësh për autoritetet si salafist radikal .
Sipas “Tages-Anzeiger”, më i madhi nga të dy është i martuar me një zvicerane të konvertuar në islam, në Cyrih, transmeton albinfo.ch. Ata kanë një fëmijë së bashku – ndërsa ai vetë është i njohur për autoritetet prej vitesh. Në të gjitha raportimet, për të dy xhihadistët, mediat atyre u referohen si zviceranë, pa u specifikuar prejardhja e tyre e mundshme, e huaj.
Qysh si adoleshent ai kishte rënë në sy si salafist radikal ndërsa procesin e madh gjyqësor rreth xhamisë së njohur “An’Nur” në 2018, personi i tij ishte po ashtu pjesë e problemit, shkruan gazeta. Kjo, për faktin se ish-punëtori i postës dhe futbollisti i ri sillej në të njëjtët qarqe: ai dikur ishte pjesë e ish-grupit të të rinjve të xhamisë An’Nur.
Turqia e dëboi, për shkak të radikalizimit
I riu ka jetuar viteve të fundit për një periudhë të gjatë kohore në botën arabe. Ai dhe gruaja e tij kishin shkuar në Kajro në vitin 2018 për të mësuar arabishten dhe për të studiuar Kuranin, transmeton albinfo.ch. Duke qenë se atje kishte probleme me lejen e qëndrimit, çifti kishte udhëtuar për në Stamboll. Në të dy vendet, ata ishin takuar edhe me pasuesit e tjerë të ish xhamisë famëkeqe, An-Nur.
Pas një kohe, autoritetet turke dëbuan familjen nga vendi – me dyshimin e radikalizimit. Kur u kthye në Zvicër, prokurori federal nisi procedimet penale ndaj tij. Ai dyshohej për një shkelje të ligjit mbi IS. Por, ai u ndalua vetëm për një kohë të shkurtër, u mor në pyetje – dhe më pas u la përsër i lirë.
Është ende e paqartë nëse ai ose kolegu i tij 18-vjeçar nga Winterthur dinin për sulmin në Vjenë apo ishin madje edhe të përfshirë në të, përcjell albinfo.ch. Sipas Zyrës Federale të Policisë (Fedpol), të dy shtetasit zviceranë ishin të përfshirë në procedurat penale “në çështje terrorizmi”. Procedimet kundër të akuzuarit më të ri do të drejtohen nga prokuroria për të rinj, Winterthur.
Sidoqoftë, një gjë është e qartë: të tre ishin “kolegë” dhe madje janë takuar edhe fizikisht. Ministrja e Drejtësisë Karin Keller-Suter e ka bërë të njohur këtë në mbrëmje pas arrestimit dhe po kjo është konfirmuar të mërkurën nga Fedpol.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












