Shkurt.ch
Kështu mund t`i nxirrni paratë “e harruara” të arkës pensionale
Transferimi i parave të pensionit është përgjegjësi e punëmarrësit (punëtorit) dhe jo e punëdhënësit. Për këtë arsye, në rast se pas braktisjes së një vendi të punës nuk jeni kujdesur për arkën pensionale, paratë tuaja përfundojnë në fondacionin BVG

Dy ditë më parë, një lajm mbi «pensionet e harruara», i publikuar në shumë medie zvicerane dhe i transmetuar edhe nga albinfo.ch, bëri bujë të madhe. Ai bënte fjalë për afër 3 miliardë franga të fondit pensional, ose 630 mijë llogari, të cilave nuk u dihen pronarët. Këto para të personave të siguruar ruhen në një fondacion (BVG) ndërsa pronarët nuk dijnë gjë për to!
Por si të evitohet humbja e parave dhe si të kthehen ato nëse tashmë kanë humbur, respektivisht janë «harruar»? Gazeta «20 minuten» i udhëzon lexuesit e saj se si bëhet një gjë e tillë.
Si ka pasur mundësi që paratë e pensioneve të humbasin?
Transferimi i parave të arkës pensionale është përgjegjësi e punëmarrësit (punëtorit) dhe jo e punëdhënësit. Për këtë arsye, në rast se pas braktisjes së një vendi të punës nuk jeni kujdesur ose interesuar për arkën pensionale dhe nuk jeni paraqitur më, paratë tuaja përfundojnë në fondacionin BVG, transmeton albinfo.ch. Rasti i dytë më i shpeshtë, sipas menaxherit të fondacionit është kur ndodh një shpërngulje pa e njoftuar për adresën e re institucionin që ndan pensionet.
Çfarë ndodh me paratë në rast se ato janë harruar?
Këto para i menaxhon Fondacioni i përmendur. «Dhjetë vjet pas arritjes së moshës së rregullt të pensionimit të një personi, BVG-ja dërgon kontributet e tij në fondin e sigurisë. Ky fond administron paratë deri në ditëlindjen e 100-të të personit në fjalë, thotë menaxheri i BVG-së. Pas kësaj date, paratë derdhen në dobi të të gjithë të siguruarve të tjerë dhe përfundojnë në «kazanin e kontributeve» të fondit të sigurimeve. Mesatarisht BVG dërgon në fondin e sigurimeve rreth 4.5 milionë franga zvicerane në vit. Kjo i bie që ia del t`i gjejë pothuajse të gjithë pronarët e këtyre parave.
Por çka duhet të bëj unë nëse dyshoj se një pjesë e parave të mia të arkës pensionale kanë humbur, ose janë harruar?
Përmes një formulari të kolonës së dytë (Formular der Zentralstelle 2. Säule) mund të kërkohet informata përkatëse. «Në rast se paratë e personit që ka bërë pyetjen janë të ruajtura në një konto të BVG-së, zyra qendrore e informon atë se duhet të paraqitet në BVG. Këtë informatë e merr njëkohësisht edhe BVG-ja. Pastaj, për shkaqe sigurie, ky person duhet të paraqitet me shkrim dhe me dëshminë e identitetit, sqaron Meili. Varësisht nga rasti, paratë ose i paguhen drejtpërdrejt pronarit ose i dërgohen në konton aktuale të pensionit apo vazhdon të mbahet kontoja deri në pensonimin e tij.
Çfarë duhet të ketë parasysh punëmarrësi sa u përket parave të arkës së pensionit në rast të ndërrimit të vendit të punës?
Në rast të ndërrimit të vendit të punës, secili e merr nga arka pensionale një llogari dhe krahas saj i kërkohet që të njoftojë se ku duhet t`i derdhen paratë e përmendura. «Në rastet kur personi në fjalë me ndërrimin e vendit të punës kalon menjëherë në një arkë tjetër pensionale, një gjë e tillë rrjedh parimisht pa probleme, përcjell albinfo.ch. Kjo për faktin se edhe arka e re pensionale kërkon nga personi që të kujdeset për më të rëndësishmet», thotë Meili. Shpesh ndodh që arka e re pensionale të aktivizohet pavarësisht dhe të kërkojë kontributet te arka e vjetës pensionale.
Çfarë ndodh nëse marr një pauzë profesionale ose jetoj për një periudhë kohore jashtë vendit?
Pasi që sigurimet pensionale pas shkëputjes së marrëdhënies së punës nuk janë më të detyrueshme, duhet që edhe paratë e paguara deri tash të pensionit po ashtu të transferohen. «Personi duhet të bëjë në bankë ose në sigurim një kërkesë për hapjen e një kontoje ose një polise të sigurimit. Në rast se arkës së vjetër të pensioneve nuk i është bërë e ditur se ku duhen dërguar këto para, ateherë arka në fjalë i dërgon paratë, sipas ligjit, pas një afati prej së paku 6 muajsh e më së shumti dy vitesh, në fondin BVG.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Prishtinë: Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare do të organizojë konferencë ekonomike Ftesë për të gjithë afaristët shqiptarë në Mërgatë...
-
Cyrih: Policia bastis plantacionin e kosovarit me 1700 rrënjë kanabisi
-
DokuFest dhe Kino Kosova lansojnë nismën “Re-Connect” për të rinjtë nga Kosova dhe diaspora
-
Gjermani: Kapen dy shqiptarë me pasaporta diplomatike false
-
Vota e diasporës, 161 899 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në KQZ
Jeta në Austri
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare Austria i bëri thirrje sot Gjermanisë të respektojë ligjet kufitare të BE-së, ndërsa policia gjermane ka...
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027
-
10 mitet e çiklizmit që nuk duhet t’i besoni në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme