Sport

Kështu e ilustron bota gëzimin e kosovarëve për pranimin në UEFA

Kjo foto po bën xhiron e botës, pas lajmit për pranimin e Kosovës në UEFA.

Gazeta prestigjioze britanike, The Guardian, duke shkruar për këtë zhvillim ka vendosur si ilustrim portretin e gazetarit sportiv nga Kosova Blerim Uka, i cili qan nga gëzimi kur dëgjon lajmin për pranimin e Kosovës në UEFA.

Po këtë fotografi e kanë publikuar edhe shumë media të tjera botërore, si ilustrim për gëzimin e madh me të cilin kosovarët e kanë përjetuar pranumin në UEFA.