Sport
Kështu e festuan shqiptarët e Zvicrës fitoren e Kombëtares
Si kudo ku jetojnë shqiptarë, në vendet e tyre në Ballkan ashtu dhe në diasporë, u festua me shumë entuziazëm fitorja e parë e Kombëtares Shqiptare në Evropianin 2016.
Me qindra automjete të stolisura me flamuj kombëtarë, duke aktivizuar sirenat kanë parakaluar rrugëve të qyteteve të ndryshme të Zvicrës. Kamera e albinfo.ch ka regjistruar pamje të kësaj shprehjeje të gëzimit me fitoren në qytetin Winterthur të Kantonit të Cyrihut.
Kolona të gjata të veturave kanë qarkulluar më gjatë se një orë nëpër rrugët e këtij qyteti, që nga momenti i fishkëllimës që ka dhënë shenjën e përfundimit të ndeshjes Shqipëri – Rumani, gjegjësisht nga çasti i fitores historike të kombëtares.
Djem e vajza që valvisnin flamujt shqiptarë, aty këtu edhe zviceranë, janë bërë pjesë e dalldisë kolektive duke skanduar slloganet e njohura dhe duke vallëzuar nën ritmet e këngëve kushtuar fitores.
Festuesve shqiptarë u janë bashkuar vende-vende edhe ata zviceranë, por më të pakët në numër. Ata kanë valvitur flamujt e tyre duke i bashkuar me ata dykrenorë të tifozëve shqiptarë.
Policia ka qëndruar në rrugë duke mbikëqyrur rrjedhën e festimi por pa bërë ndonjë ndërhyrje pasi që festa ka rrjedhur pa incidente, përveç pengimit të trafikut nga shkaku i zënies së rrugëve.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë
































