Uncategorized
“Kështjella Engers mori shkëlqim nga violinistja shqiptare Ervis Gega”
Shëtinë e filloi Ervis Gega me «Salut d`Amour» të autorit Edward Elgar ku shkëlqeu teknika brilante e artistes shqiptare, profesoreshë me honorar në Mainz...
Violinistja nga Shqipëria, Ervis Gega me tre bursistë, ka dhënë një koncert kulminant në kuadrin e manifestinit “Villa Musica”në kështjellën Schloß Engers të qytetit gjerman Neuvied në natën e ndërrimit të moteve.
Ja se çfarë shkruan faqja kurier.de për koncertin, duke e cilësuar shqiptaren si njërën ndër violinistet më të mira në botë.
«Në ditën e fundit të vitit, kështjella Engers shkëlqeu me shqiptaren Ervis Gega, njërën ndër violinistet më të mira të botës me tre bursistë, të gjithë në formën superiore, me pjesë të kompozitorëve si: Edvard Elgar, Shopen, Halvorsen Svendson, Brahms, Kreisler, Liszt dhe Dvorzhak. Me çfarë, siç e premtoi Gega në fjalën e saj, po realizohej një shëti nëpër Evropë.
Shëtinë e filloi Ervis Gega me «Salut d`Amour» të autorit Edward Elgar ku shkëlqeu teknika brilante e artistes shqiptare, profesoreshë me honorar në Mainz dhe ish instrumentiste në Simfoninë e Londrës.
I gjithë ansambli, e kurorëzoi këtë mbrëmje të magjishme muzikore me «Vallen hungareze» të Brahmsit, ndërsa i biri 5 vjeçar i Ervisit, Maksimiliani, u prezantua si «dirigjent». Vogëlushi, për kënaqësinë e publikut e ushtroi në mënyrë bravuroze këtë detyrë», shkruan veç tjerash kurier.de.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese








