Lajme

Këshilltari i presidentit francez: I kemi sjellë mesazh të veçantë Kurtit

Këshilltari i presidentit francez Emmanul Macron, Emmanuel Bonne, i është përgjigjur pyetjes së Klan Kosovës se a i kanë sjellë ndonjë mesazh të veçantë kryeministrit Albin Kurti me të cilin kanë takim sot.

“Natyrisht se i kemi sjellë mesazh të veçantë, për këtë arsye kemi ardhur të bisedojmë me të”, ka thënë ai shkurt.

Në ndërkohë, ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe delegacionit franko-gjerman i përbërë nga këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne.

Ky delegacion do të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçi, përcjell Albinfo.ch