Shkurt.ch
Këshilli Islamik i Zvicrës (ISZR) kërcënohet me ndalesë
Këshilltari nacional, Hans-Peter Portmann (FDP-PLR / ZH), ka thënë se i është bërë mjaft me Këshillin Qendror Islamik në Zvicër (ISZR ose KQIZ).
Një këshilltar nacional bën thirrje për ndalimin e organizatave salafiste, gjë që është e vështirë të realizohet me ligjin zviceran.
Këshilltari nacional, Hans-Peter Portmann (FDP-PLR / ZH), ka thënë se i është bërë mjaft me Këshillin Qendror Islamik në Zvicër (IZSR ose KQIZ). Ai ka paraqitur një tekst për ta ndaluar organizimin e organizatave ekstremiste islamike.
Gjithashtu duket se nga kjo ndalesë është e prekur edhe shoqata “Lies!, e cila shpërndan Kuranë nëpër rrugë, siç është shpallur në gazetën “Tages-Anzeiger”.
Qytetari i Cyrihut shpjegon se ai nuk dëshiron që këto ide johumane të përhapen në shoqëri si “metastaza”. Çdo ideologji që pretendon Sheriatin (ligjin islamik) dhe inkurajon xhihadin duhet të mbytet në rrënjë për shkak të kërcënimit që paraqet për botën e civilizuar.
Këshilltari nacional shpreson se Komiteti për Politikë të Jashtme do të dërgojë një kërkesë në Këshillin Federal.
Por, ai e di se ligji zviceran e bën praktikisht të pamundur një ndalesë të tillë. Vetëm Këshilli Federal mund të realizojë një kërkesë të tillë, në bazë të një vendimi nga ana e OKB-së ose përmes Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Hans-Peter Portmann, me mocionin e tij, dëshiron të inkurajojë qeverinë për të ndaluar dy organizatat salafiste përmes OKB-së apo OSBE-së, në mënyrë që Zvicra të mund të bëjë të njëjtën gjë në territorin e saj.
Këshilli Qendror Islamik në Zvicër, më i prekur se “Lies!”
Zvicra mund të mbështetet në Gjermaninë, e cila tashmë ka nxjerrë një ndalesë kundër organizatës “Lies!”. Shoqata “Lies!” në Gjermani, e cila ka në dispozicion infrastrukturën në Gjermani, nuk është e krahasueshme me Zvicrën, ku Këshilli Qendror Islamik në Zvicër disponon zyra, bashkëpunëtorë dhe llogari bankare.
Përveç kësaj, tre anëtarë të menaxhimit të saj (Nicolas Blancho, Qaasim Illi dhe Naim Cherni) janë subjekt i një procedure nga ana e Prokurorit Publik të Konfederatës (MPC) për shkelje të ligjit, ku ndalohen organizatat terroriste të Al-Kaedës dhe të Shtetit Islamik.
Këshilli Qendror Islamik në Zvicër ka marrë tashmë një pozicion në faqen e tij në Facebook.
Zëdhënësi i tij, Qaasim Illi, thotë se një ndalesë e tillë “do të kërcënonte liritë themelore të njeriut”. Për këtë organizatë rreziku nuk vjen nga xhamia ose grupet islamike, por nga politikanët “që ndërmarrin veprime dhe kërcënojnë strukturat ekzistuese”.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









