Kosova
Këshilli i Sigurimit diskutoi për Kosovën, Gërvalla tha se Serbia po destablilizon Ballkanin
Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka thënë se Serbia është destabiluzues në Ballkanin Perëndimor.
Ajo u shpreh se Serbia është kërcënimi më i madh i paqes në rajon, derisa për këtë e kanë mbështetjen e Moskës.
“Serbia vazhdon të mbetet satelit i Rusisë. Rajoni ynë për këtë vazhdon të mbetet jostabil”, është shprehur ajo.“Pavarësia e Kosovës ka lindur nga gjenocidi i kryer nga Serbia. Kosova ke rezistuar një kohë të gjatë derisa jemi detyruar që t’i mbrojmë familjet tona dhe në fund erdhi NATO na shpëtoi. Ky gjenocid ka treguar se drejtësia gjithmonë triumfon”. tha Gërvalla
Ndërsa Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe administratës së UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh ka folur për sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit. Ajo i bëri thirrje Kosovës e Serbisë në identifikimin e shpejtë të dyshuarve për sulmin ndaj automjeteve të policisë dhe të përmbahen nga ngritja e tensioneve.
“Beogradi dhe Prishtina e dinë mirë përgjegjësinë time për të ofruar informata për Sekretarin e Përgjithshëm, por UNMIK-u nuk është faktor vendimtar dhe as zëdhënës i asnjërës palë. Shumë shpesh kam dëgjuar situata kur është thënë se UNMIK-u po reprezenton njërën palë ose po bëhet pengesë, apo që po e favorizon njërën palë. Asnjë prej këtyre interpretimeve të pasakta nuk përmban në vete ndonjë të vërtetë, ky nuk është misioni ynë”, ka thënë Ziadeh.
Në fund, ajo ka theksuar se mbështetja e UNMIK-ut ndaj institucioneve të Kosovës do të jetë pjesë e punës së saj, ndërsa ka thënë se fokusi i tyre do të jetë në raport të sigurimit të stabilitetit dhe një paqeje të qëndrueshme.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












