Lajme
Këshilli i Evropës nuk ka marrë ftesë për vëzhgimin e zgjedhjeve

Raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bjorn Von Sydow, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në votime më 12 dhjetor.
Raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, von Sydow, gjatë takimit që pati të martën me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se nuk do të ketë vëzhgues të Këshillit të Evropës për zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë. Ai ka sqaruar se nuk ka pasur ftesë zyrtare nga institucionet e Kosovës për të dërguar vëzhgues.
Ndërkohë, Sydow u shpreh i impresionuar me përgatitjet e KQZ-së për zgjedhjet e përgjithshme, në një kohë kaq të shkurtër. Ai shfaqi po ashtu shpresën që të mos përsëriten gabimet nga zgjedhjet paraprake, të cilat, sipas tij, kanë pasur vonesa në shpalljen e rezultateve përfundimtare.
E-Diaspora
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani Një 18-vjeçar vdiq të premten si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke...
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
Jeta në Austri
-
Carinthia: Dy të vdekur në liqene gjatë fundjavës Gjatë fundjavës, dy persona u mbytën në liqene, konfirmoi për APA një zëdhënës i Drejtorisë së...
-
A mund të natyralizohen fëmijët nën 18 vjeç në Austri?
-
Ekstremi i djathtë në Austri përpiqet të shfrytëzojë tragjedinë në Graz për përçarje dhe urrejtje
-
Austri: Sa po zbatohet vendimi për ndalimin e telefonave në shkolla?
-
Policia e Vjenës do të mbyllë 2/3 e stacioneve gjatë fundjavave dhe festave