Bota
Këshilla si të kurseni energjinë elektrike
Vendosni limite për veten kur bëni dush, duke u përpjekur t’i përmbaheni një harku kohor prej 10 minutash
Në kushtet aktuale, kur bota është në krizë për furnizmin me energji dhe dimri që na pret është i gjatë, ka disa gjëra që mund të bëni për të kursyer sa më shumë në faturën elektrike mujore.
Me rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët, vigjilenca e shtuar ndaj ‘ngrënësve të elektricitetit’ në shtëpi do të ndihmojë në reduktimin e kostove financiare mujore.
Një nga mënyrat kryesore që duhet të keni parasysh për të kursyer është heqja nga priza e çdo pajisjeje elektrike që nuk përdorni, pasi çdo gjë harxhon energji edhe nëse qëndron në prizë pa u vendosur në punë.
Te gjërat shumë të thjeshta që mund të bëni është edhe fikja parakohe e sobës kur gatuani, kështu ushqimi do të gatuhet në nxehtësinë e mbetur dhe do të kurseni energji, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Vendosni limite për veten kur bëni dush, duke u përpjekur t’i përmbaheni një harku kohor prej 10 minutash. Gjithashtu do ishte mirë nëse shmangni larjen në vaskë, pasi harxhohet më shumë ujë i ngrohtë. Nëse keni mundësi, mund të ndërroni bojlerin tuaj të vjetër, me një opsion më modern që kursen energji për ngrohjen e ujit.
Për përdoruesit e rregullt të kondicionerit, ka opsione moderne që kursejnë energji, ndërsa për më shumë efikasitet këshillohet që të vendosen perde të mëdha e të trasha që ndihmojnë në ruajtjen e temperaturës së ambientit.
Një opsion ndihmues për kursim është zëvendësimi i llampave me drita LED, të cilat zgjasin më shumë dhe kursejnë 80% të energjisë. Gjithashtu, nëse do vendosnit sensor te një pjesë e dritave, teknologjia do të kursente për ju pa u munduar. Me ardhjen e festave, mos harroni të tregoheni të kujdesshëm me përdorimin e dritave festive.
Do të ishte mirë edhe të konsideronit instalimin e paneleve diellore, që është një investim i konsiderueshëm, por në terma afatgjatë.
Mos harroni gjithashtu të tregoni kujdes me detaje të tilla, si fikja e dritave kur dilni nga dhoma apo përdorimi i pajisjeve të vogla për të gatuar në vend të sobës.
Nëse e keni opsionin që këtë dimër ta kaloni duke u ngrohur me drurin si burim kryesor, kursimi i energjisë do të ishte edhe më i lartë. Nëse doni të kurseni edhe më shumë, izolimi i shtëpisë do ndihmonte në ngrohjen më shpejt të saj.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













