Shkurt.ch
Kërkojnë shtrenjtimin e biletave të aeroplanit në mbrojtje të mjedisit
Transporti ajror në Zvicër është përgjegjës për më shumë se 18% të efektit negativ mbi klimën, të shkaktuar nga faktori njeri
Një aleancë e përbërë nga organizata të ndryshme ambientale, Partia e Gjebër dhe ajo socialdemokrate (SP) i kanë dërguar një letër të hapur ministres së transportit, Doris Leuthard. Në këtë letër, nënshkruesit kërkojnë shtesën për mbrojtje të ambientin në biletat e aeroplanëve si dhe një tatim shtesë për kerozinën, njofton sda.ch.
Nga ana tjetër, si kontribut për ruajtjen e ambientit propozohet promovimi i trenave të natës, si mjete transporti që nuk e dëmtojnë klimën, transmeton albinfo.ch. Trenat në fjalë do të zëvendësonin aeroplanët për destinimet më të shkurta se 1500 kilometra.
Sipas tyre, transporti ajror në Zvicër është përgjegjës për më shumë se 18% të efektit negativ mbi klimën, të shkaktuar nga faktori njeri. Prandaj nëse Zvicra dëshiron të arrijë objektivat për klimën, të caktuara me konventën e Parisit, për të cilat ka marrë obligime, ajo duhet të angazhohet për ndryshime në transportin ajror.
Kjo është për aq më e rëndësishme pasi që zviceranët udhëtojnë me aeroplanë dyfish më shumë se banorët e vendeve fqinje, përcjell albinfo.ch. Ndërsa fakti se mbi 80% të fluturimeve bëhen brenda Evropës, është tregues se në këtë pikë ka hapësirë veprimi për ndryshime në favor të klimës.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











