Maqedonia
Kërkohet siguri në shkollat në Maqedoninë e Veriut
Shoqata Libris Plus në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar protestë nëse nuk shtohet siguria në shkolla. Kjo shoqatë ka ftuar të gjithë akterët sa i përket shkollimit të fëmijëve dhe pas takimit ka njoftuar se nëse për 15 ditë nuk zgjidhet çështje, do të përshkallëzohen masat.
“Në qoftë se ky problem nuk zgjidhet, pas 15 ditësh do të protestojmë dhe atje do të shprehim të gjitha pakënaqësitë dhe padrejtësitë e tjera me të cilat përballen fëmijët tanë në arsim”, thuhet në komunikatën e shoqatës.
Për të njëjtën çshtje do të diskutohet edhe në një takim që do të ketë kryeministri maqedon Dimitar Kovaçevski me ministrin e Arsimit dhe atë të Punëve të Brendshme. Ai tha se alarmet për bomba nuk shkojnë vetëm në adresë të shkollave në Maqedoninë e Veriut. “Ne nuk e kemi humbur luftën kibernetike dhe as që kemi për ta humbur atë. Kjo luftë kibernetike dhe këto sulme hibride janë pjesë e luftës në Ukrainë dhe ne të gjithë e dimë këtë, sepse nuk po ndodh vetëm në vendin tonë, por edhe në shumë shtete anëtare të NATO-s”.
Qeveria ka vendosur që të shtojë edhe patrullimin e Policisë në afërsi të shkollave. Që nga tetori i vitit 2022 në shkolla, qendra tregtare e institucione dërgohen e-mail për njoftime se do të ketë sulme me bomba, raportojnë mediat maqedone.
Deri më tani lajmet kanë rezultuar të rreme, derisa nuk është bërë i ditur burimi se nga vijnë.
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












