Shkurt.ch
Kërkohet pushim lindjeje 18 muaj për të dy prindërit
Mocioni i deputetes Trede kërkon që prindërit të marrin pushim me pagesë prej 18 muajsh e jo vetëm tre muaj e gjysmë sa i kanë tash
Deputetja nacionale nga Partia e Gjelbër Aline Trede i ka bërë një mocion interesant në parlament përmes të cilit kërkon që për fëmijët e porsalindur, prindërit të marrin pushim me pagesë prej 18 muajsh e jo vetëm tre muaj e gjysmë sa i kanë tash. Këtë pushim ata do ta ndanin në atë mënyrë që babait t`i takojnë së paku gjashtë muaj.
Por, ashtu siç edhe ishte pritur, mocioni i politikanes së gjelbër është hedhur poshtë nga ekzekutivi i vendit.
Trede e kishte arsyetuar kërkesën e saj me nevojën që etërit të jenë më shumë pjesë e edukimit të fëmijëve të tyre. Qeveria e ka pranuar vetëm pjesën mbi nevojën që edhe baballarët të lidhen me rritjen e fëmijëve të tyre më shumë se deri më tash, shkruan 20min.ch. Por pjesa tjetër, sipas saj, nuk është arsyetuar sa e si duhet në mocion, sidomos pjesa lidhur me lartësinë e financimit dhe kompensimit eventual të këtij pushimi të zgjatur.
Krahas Trede-s, edhe deputeti nga CVP/PDC Martin Candinas pati bërë një mocion që shkon në atë drejtim. Ai ka kërkuar pushim dyjavësh me pagesë për etërit pas lindjes së fëmijëve.
Aline Trede nuk ka besim se Këshilli Federal do të jetë “kaq i guximshëm” sa të pranojë këtë mocion. Por ajo thotë se në mesin e popullit ka shumë reaksione pozitive lidhur me kërkesën e saj. Nisur nga një atmosferë e tillë, ajo nuk e përjashton edhe ngritjen e një iniciative popullore në këtë drejtim.
Ndërkaq, në një sondazh që ka realizuar 20 Minuten në nëntorin e kaluar, 83 për qind nga rreth 35.000 pjesëmarrësit ishin shprehur për një pushim të gjatë të lindjes për të dy prindërit.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












