CH-Ballkani
Kërkohet përjashtimi i gjyqtarit në rastin e Antigona Morinës
Për shkak të parregullsive të cilat kanë ndodhur në procesin e parë të gjykimit, nuk mund të lejojnë si mbrojtje e palës së dëmtuar që sërish i njëjti gjykatës ta udhëheqë këtë çështje penale kundër Hilmi Zenës

Mbrojtja e familjes së Antigona Morinës ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Gjakovës, që gjykatësi i rastit Mizahir Shabani, të përjashtohet në procesin e rigjykimit, i cili do të nisë më 4 qershor.
Avokatja, Fehmije Gashi Bytyqi, ka thënë se për shkak të parregullsive të cilat kanë ndodhur në procesin e parë të gjykimit, nuk mund të lejojnë si mbrojtje e palës së dëmtuar që sërish i njëjti gjykatës ta udhëheqë këtë çështje penale kundër Hilmi Zenës.
Kjo kërkesë është iniciuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës. Kërkesa bazohet në dyshimet e arsyeshme në mosobjektivitetin dhe paanshmërinë që ka shkaktuar gjyqtari në lidhje me rastin, thuhet në një njoftim të Rrjetit të Grave të Kosovës.
RrGK-ja përsëri u bën thirrje institucioneve të drejtësisë të ndërmarrin vendimet e duhura, në mënyrë që rasti të gjykohet drejt dhe të rritet besimi i qytetarëve ndaj këtyre institucioneve.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti