Shkurt.ch
Kërkohet ndalimi i burka-s me kushtetutë
Në rast se kjo iniciativë do të pranohet nga votuesit, Tesina do të jetë kantoni i parë i Zvicrës ku burka do të jetë e ndaluar me ligj
„Askush nuk guxon të mbulojë ose maskojë fytyrën në rrugët dhe sheshet publike. Askush nuk ka të drejtë që personin tjetër, bazuar në gjininë tjetër, ta detyrojë për ta mbuluar fytyrën”. Këtë pasus e përmban teksti i iniciativës për ndalimin e mbulimit të fytyrës, për të cilën duhet të votohet më 22 shtator në kantonin e Tesinës. Kërkesa e bartësve të iniciativës, së partisë së djathtë “Il Guastafeste” është që një pasus i tillë të futet edhe në kushtetutën e kantonit.
Iniciativën e kane nënshkruar në vitin 2011 rreth 12 mijë persona. Nga ana tjetër, Qeveria e Kantonit ka ofruar një kundërpropozim, që ishte pranuar edhe nga parlamenti i kantonit. Sipas kundërpropozimit, në lidhje me këtë çështje nuk duhet të ndryshohet kushtetuta por duhet që të bëhet vetëm ndryshimi i ligjit mbi rendin publik. Të gjitha të tjerat janë ekzagjeruar, shkruan srf.ch.
Por, në fakt në kundërpropozim janë përfshirë pothuaj të gjitha ato që kërkon iniciativa. Mungon vetëm theksimi i gjinisë, i përmendur më lartë.
Iniciativa ka bërë të qartë në vazhdimësi në fushatat e saj që synimi i saj është që ndryshimi i kushtetutës të përfshijë në mënyrë të specifikuar ndalimin e mbulesës së plotë të trupit te femrat myslimane (burka ose Nikabi) që i lë të zbuluar vetëm sytë. Si shembull është marrë ndalimi i mbulimit, i zbatuar në Francë nga viti 2010.
Ndërsa Qeveria e Kantonit në kundërpropozim ka theksuar se një ndalim i specifikuar i burkas është i panevojshëm dhe kundërproduktiv. Në Tesinë nuk jeton asnjë grua e mbuluar plotësisht. Veç kësaj, një ligj i tillë përbën rrezikun që gratë e tilla të mos dalin fare në vende publike.
Nga ana tjetër, qeveria e konsidero si të arsyeshëm një ndalim të mbulimit në aktivitetet sportive dhe në demonstrata. Kjo do të rriste sigurinë dhe do të lehtësonte punën e policisë.
Në rast se kjo iniciativë do të pranohet nga votuesit, Tesina do të jetë kantoni i parë i Zvicrës ku burka do të jetë e ndaluar me ligj.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











