Integrimi
Kërkohet kthimi i shqiptares së dëbuar, të sëmurë nga veshkët
Dëbimi është bërë përkundër faktit se kjo grua ishte caktuar në kategornë e rasteve të rënda dhe vendimi për dëbim ende nuk ishte marrë, dhe kjo përbën shkelje ligji
Në mëngjesin e hershëm të 16 marsit është deportuar nga qyteti Lörrach i Gjermanisë për në Shqipëri një grua e sëmurë nga veshkët. Dëbimi është bërë përkundër faktit se kjo grua ishte caktuar në kategornë e rasteve të rënda dhe vendimi për dëbim ende nuk ishte marrë, shkruan badischezeitung.de.
Për këtë arsye, sipas Këshillit të refugjatëve në Baden Württemberg (Flüchtlingsrat), dëbimi i saj ka qenë i kundërligjshëm, transmeton albinfo.ch. Por me gjithë faktin se Ministria e Brendshme dhe qeveria e kanë pranuar gabimin dhe kanë bërë të ditur se kanë qenë të informuar për rastin, edhe pas më shumë se një jave nuk ka ende asnjë vendim për të lejuar shtetasen shqiptare që të kthehet në Gjermani.
Ministria e Brendshme ka deklaruar se ky rast «nuk gëzon prioritet të lartë», thotë Flüchtlingsrat në një komunikatë dhe kundërshton duke prezantuar faktet për gjendjen e rënduar shëndetësore të gruas së dëbuar.
Ajo është dëbuar pikërisht në ditën kur e kishte të caktuar terminin e dializës. Ndërsa si grua rome e papunë dhe pa mjete jetese, ajo ka qasje shumë te vështirë në shërbimet mjekësore në Shqipëri, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, sipas organizatës në fjalë, gruaja e sëmurë me të mbërritur në Tiranë është mbajtur gjashtë orë nga policia para se t`i mundësohej qasje me mjekun.
Këshilli i Refugjatëve për këto arsye ndjehet i shokuar nga kjo «shkelje e të drejtave» dhe kërkon khim të menjehershëm të shqiptares.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













