Koronavirusi: çast pas çasti
Kërkohet karantinë kombëtare në Gjermani
Agjencia Europiane e Barnave ka nisur vlerësimin e vaksinës ruse në fillim të marsit dhe do vendosë së shpejti nëse do ta rekomandojë për përdorim në BE
Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha së është shqetësuar mbi rritjen e infeksioneve me koronavirus në vend dhe bëri thirrje për një karantinë kombëtare, për të ndaluar valën e tretë, ndërkohë që autoritetet po konsiderojnë vaksinën ruse.
Gjermania është goditur nga një normë e lartë e infeksioneve që prej tetorit dhe, pavarësisht një përmirësimi në muajin shkurt, numri është rritur përsëri në mars.
Kjo valë e tretë e koronavirusit po shkakton presione tek sistemi shëndetësor në vend, në një kohë kur qeveria federale dhe autoritetet rajonale, po përplasen mbi masat që duhet të marrin, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
“Na duhet një karantinë kombëtare për të ndaluar valën aktuale dhe të ulin normën e incidencës poshtë 100. Shumica e projeksioneve tregojnë për një karantinë që të zgjasë mes 2-4 javë. Më pas mund të nisim me rihapjen e bizneseve”.
Gjermania raportoi mbi 30,000 raste të reja ditore, ditën e mërkurë dhe 26,000 të enjten. Zyrtarët janë përplasur mbi qasjen e duhur ndaj pandemisë. Kancelarja Angela Merkel ka bërë thirrje për masa më të ashpra dhe uniformë në të gjithë vendin, por liderët rajonalë e kanë kundërshtuar deri më tani. Debati vjen ndërkohë që zyrtarët po përpiqen të shtojnë vaksinimin në vend, pasi numri i të vaksinuarve arriti në 720,000 në 24 orët e fundit, krahasuar me 317,000 një javë më parë.
Ministri i Shëndetësisë konfirmoi se po zhvillohen negociata kontraktore për të blerë vaksinën e zhvilluar nga Rusia Sputnik V. Agjencia Europiane e Barnave ka nisur vlerësimin e vaksinës ruse në fillim të marsit dhe do vendosë së shpejti nëse do ta rekomandojë për përdorim në BE.
Autoritetet gjermane kanë thënë më parë se do ta konsiderojnë vaksinën ruse nëse agjencia e barnave raporton se injeksioni është efektiv në parandalimin e Covid-19.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











