Kosova

Kërkohet hulumtim në universitetet e Kosovës

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, në tryezën “Rritja e lidhjeve të industrisë së shkencës në Kosovë - Disa instrumente të ndryshme”, ka thënë se universitetet e Kosovës kanë nevojë të thellohen në fushën e hulumtimit.

Sipas tij, për shkak se universitetet e vendit, përkundër zhvillimeve, ende çalojnë në këtë pjesë. 

“Në vitet e fundit ka pasur ndryshime dhe zhvillime qoftë në universitetet publike, qoftë në kolegjet private, por ka nevojë akoma më shumë që të thellohet pjesa e hulumtimit tek universitetet tona dhe një bashkëpunim shumë më i madh në sektorin publik”, ka thënë ai.

Bytyqi tha se MASHT luan një rol shumë të rëndësishëm dhe është i gatshëm të bashkëpunojë në çfarë do pjesë, që institucionet arsimore në Kosovë të kenë mundësinë të sigurojnë vetë të ardhurat e tyre, duke u shndërruar në sipërmarrës.

Ndërsa ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pflander, ka thënë se janë duke punuar për promovimin e sektorit të arsimit në Kosovë dhe se do të mbështesin sektorin e punës.

Ndërsa shoti se ky projekt është ndër projektet më të mëdha në fushën e arsimit në Kosovë.