E-Diaspora
Kërkohen vullnetarë për ekspozitën “Besa” në Lozanë
Të gjithë ata që janë të gatshëm të ndihmojnë, mund të paraqiten në email adresën:[email protected]
Stafi drejtues i projektit të ekspozitës shëtitëse „Besa“ kërkon ndihmës vullnetarë për realizimin e ekspozitës së radhës në Lozanë.
Ata kërkohen për ekspozitën, e cila do të qëndrojë e hapur në qendër të Lozanës nga 9 deri më 21 shkurt.
Siç është shkruar tashmë, kjo ekspozitë, e cila kishte shëtitur në shumë qytete zvicerane afirmon shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjegjësisht sakrificën e shqiptarëve, të cilët duke rrezikuar jetët e tyre nuk lejuan vrasjen apo deportimin e asnjë hebreu.
Personat që duan të ndihmojnë, këtë duhet ta bëjnë duke kujdestaruar në ekspozitë, duke njoftuar vizitorët me përmbajtjen (guidë), në punë koordinuese, në përgatitjen dhe sigurimin e aperove si dhe në vendosjen e zhvendosjen e eksponateve të ekspozitës.
Takimi i parë i grupit punues do të mbahet më 13 janar, në ora 14.15
Të gjithë ata që janë të gatshëm të ndihmojnë, mund të paraqiten në email adresën: info@albinfo.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











