Integrimi
Kërkesat e kosovarëve për azil në Zvicër thuajse janë zhdukur
Në një intervistë për të përditshmen zvicerane «24Heures», shefi i Zyrës federale të migrimeve, Mario Gattiker, e shpjegon rënien e numrit të kërkuesve të azilit kosovarë me ndërprerjen e ndihmave financiare
Numri i kërkuesve të azilit në Zvicër do të arrijë rreth 24.000 persona për këtë fundvit. Kërkuesit e azilit vijnë kryesisht nga Eritreja si dhe Siria.
Tri pyetje për Mario Gattiker, Sekretar i Shtetit si dhe shef i Zyrës federale të migrimeve të Zvicrës.
Përkundër Gjermanisë, Zvicra thuajse nuk ka më kërkesa azili me prejardhje nga Kosova. Për çfarë arsyesh?
Për të gjitha vendet e Ballkanit, ne kemi adoptuar një procedurë të përshpejtuar të 48 orëve. Ne i kemi ndërprerë të gjitha ndihmat financiare si dhe të ndihmave për kthim dhe kemi marrë masa në vendin e tyre të prejardhjes. Respektivisht të informimit në vend mbi situatën juridike të azilit në Zvicër. Këto kanë shkaktuar efekte shumë pozitive dhe kanë ndiktuar në rënien e kërkesave të azilit.
Përse mendoni se kërkesat e azilit kanë për t’u rritur dhe se do ta mbërrijnë shifrën e 229’000 kërkuesve për vitin 2015 ?
Presioni migrues do të rritet, ngase jemi para një situate dramatike në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Siri dhe në Irak. Po ashtu edhe situata në Libi është shumë konfliktuoze dhe ku gjenden me qindra mijëra refugjatë. Ne nisemi nga parimi se rruga e azilit, e cila kalon përmes detit Mesdhe do të vazhdojë të shfrytëzohet edhe më shumë. Kjo ka pra efekt direkt në kërkesat e azilit në Zvicër.
Një pjesë e madhe e kërkuesve të azilit vijnë nga Eritreja. Mirëpo, disa medie flasin për refugjatë eritrejanë që kthehen pa telashe në vendin e tyre. Si paraqitet kjo çështje ?
Ne kuptohet shikojmë nëse ka abuzime, sikurse për shembull, kthimi i një refugjati në vendin e tij të prejardhjes për t’i kaluar pushimet. Nëse ne konstatojmë ndonjë abuzim, kjo pason me rihapjen e procedurës së azilit për të.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













