Integrimi
Kërkesat e diasporës për Kosovën: Rini të shkolluar dhe produkte cilësore

Në kuadër të Konferencës Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa, sot është mbajtur edhe paneli “Aktiviteti i degëve të Rrjeteve të Biznesve të Diasporës Shqiptare në Evropë”, raporton albinfo.ch.
Gjatë këtij paneli, biznesmenët shqiptarë në diasporë shpalosën punën e tyre, njëherësh shprehën gatitshmërinë për investime në Kosovë dhe përkrahje të prodhuesve vendorë. Por, ata kërkuan që në Kosovë të aftësohen sa më shumë kuadro profesionistësh dhe prodhuesit të rrisin cilësinë e produkteve.
Kryetar i degëve organizatore të Konferencës nga RrBDSh, Ylli Blakaj, tha se rreth 60-70 për qind e kompanive prodhuese në Kosovë e Shqipëri janë investime të diasporës. Megjithatë, ai tha se në Kosovë ka mungesë të shkollimit të kuadrove, dhe njëherësh u bëri thirrje institucioneve në Kosovë që të investojnë më shumë në këtë drejtim.
“Investitori ka para, e gjen një pozitë të leverdishme ku mund të investojë, megjithatë, atë kompani duhet ta menaxhojë dikush. Duhen kuadro. Ne kemi fuqi punëtore të re, lavdërohemi tërë kohën, por është dobët e kualifikuar”, ka thënë Blakaj.
Njëherësh, ai përshëndeti vendimin e Ministrisë së Diasporës, për projektin e rrjetizimit të bizneseve në diasporë. Ai tha se përmes këtij projekti të përkrahur nga UNDP dhe Qeveria Finlandeze, tashmë në botë janë 23 degë të rrjeteve të bizneseve të diasporës shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa Qamil Isufi, kryetar i Degës së RRBDSH-së në Zvicër, tha se kjo degë në Zvicër u krijua me qëllim të që diaspora të komunikojë më mirë me Kosovën, dhe njëherësh të jetë si ambasador për Kosovën, në vendin ku ata veprojnë. Ai po ashtu tha se duke marrë parasysh numrin e madh të shqiptarëve në Zvicër, e panë të arsyeshme të organizohen më mirë përmes këtij rrjeti. Në emër të këtij rrjeti, Isufi u shpreh i gatshëm të ndihmojë prodhuesit e Kosovës në import, por me kushtin që produktet e tyre të kenë cilësi.
“Janë dy gjëra. Dua cilësi, që t’i përshtatet standartit të tregut zviceran, dhe e dyta, që (produkti) të ketë edhe një paketim po aq cilësor sa brendia”, ka thënë Isufi. Kurse nënkryetari i Degës së RrBDSh-së në Slloveni, Eset Ahmeti, tha se biznesmenët shqiptarë në Slloveni janë mjaft të angazhuar e bashkëpunues mes veti. “Biznesmenët e Sllovenisë janë vërtet të interesuar që të kontribuojnë dhe të investojnë në Kosovë… Duke investuar në vendlindje, kontribuojmë në masën e punësimit në Kosovë”, ka thënë Ahmeti.
I pranishëm ishte edhe kryetari i Degës së RRBDSH-së në Itali, Vat Marashi, i cili njoftoi se në Itali tashmë funksionojnë rreth pesë degë të rrjetit të bizneseve shqiptare. Ai tha se prodhuesit shqiptarë tashmë kanë filluar ta rrisin cilësinë, dhe si rezultat kanë arritur disa kontrata mes bizneseve.
Në emër të degës së RRBDSH-së në Gjermani foli sekretari Nexhmedin Veliqi, i cili tha se në bazë të informacioneve që ka, në Gjermani janë rreth 9000 firma në pronësi të shqiptarëve. Ai po ashtu shprehu gatitshmërinë e Unionit të Bizneseve në Gjermani për të kontribuar në Kosovë, por kërkoi që Kosova të mos iu vërë shumë barriera në këtë drejtim.
Në këtë panel mori pjesë edhe kryetari i degës së RrBDSh-së në Finlandë, Omer Nuka, i cili tha se kjo degë në Finlandë po ashtu po mundohet që të sjellë edhe investitorë finlandezë në Kosovë. Ai po ashtu njoftoi se tashmë verërat e Therandës po shiten në Finlandë, dhe u zotua se bashkëpunime të tilla do të rriten, përcjell albinfo.ch. Pas këtij paneli, një delegacion nga diaspora ka vizituar disa biznese nëpër qyetet e Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Presidentja Vjosa Osmani fton mërgatën në pritjen tradicionale në Presidencë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar mërgatën që të enjten, më 31 korrik 2025, të...
-
Tri komuna arbëreshe në Itali shpallen zona të mbrojtura kulturore
-
Gazeta zvicerane shkruan për mërgimtarët: Parada luksoze e makinave në një dasmë në Kosovë
-
Sulm me armë në Nju-Jork: Pesë të vdekur, mes tyre edhe sulmuesi
-
Livia Sadikaj shpallet studentja më e mirë e vitit në ACT College Thessaloniki
Jeta në Austri
-
Laura Dahlmeier plagoset rëndë gjatë alpinizmit Laura Dahlmeier, dy herë kampione olimpike në biatlon, pësoi një aksident të rëndë gjatë alpinizmit në...
-
Futbolli austriak nis sezonin me shpresë për më pak dhunë, por huliganët mbeten problem
-
Austri: Interneti, një nxitës kyç i radikalizimit
-
Tregu i birrës në Austri përshtatet me sistemin e ri të depozitave
-
Përleshje dhe arrestime në Vjenë gjatë protestës së ekstremistëve të djathtë