Lajme

Kërkesa për specialistë të IT-së po rritet në Zvicër

Ndërmjet janarit dhe shkurtit të këtij viti, sektori i teknologjisë së internetit ka treguar rritjen më të fortë midis të gjitha vendeve të lira të punës, sipas indeksit të punës zvicerane Michael Page, përcjell albinfo.ch.

Rritja më e lartë e kërkesës (21.7 për qind) ishte për specialistët e mbështetjes së IT.

Megjithatë, “kërkesa për punë në IT u shpërnda në sektorë kyçë, duke përfshirë shërbimet financiare dhe profesionale, shëndetin dhe shkencat e jetës, tregtinë me shumicë dhe pakicë, prodhimin dhe administratën publike”, sipas të dhënave.