Shkurt.ch
Kërcënon me armë “shëruesi nga Berna”
Me një thikë dhe dy shpata samurajësh, është barrikaduar në banesën e tij, i akuzuari për infektim të qëllimtë me HIV, i njohur si “shëruesi i Bernës"
Me një thikë dhe dy shpata samurajësh, nga ora 14 e pasdites së sotme është barrikaduar në banesën e tij në Bernë, i akuzuari për infektim të qëllimtë me HIV, i njohur si “shëruesi nga Berna”.
Policia ka provuar sot dy herë ta arrestojë, njofton një zëdhënës i policisë së Bernës. Pasi është hedhur gaz lotsjellës nga policia, i akuzuari është tërhequr brenda në banesë dhe ka kërcënuar se do të qëllonte me armë.
Ndërkohë përkundër mungesës së “shëruesit”, procesi kundër tij, i cili është duke u zhvilluar në një gjykatë të Bernës, ka vazhduar edhe të enjten pasdite.
Në seancën e paradites, avokati i tij kishte deklaruar se i akuzuari për shkak të “lodhjes akute psikike dhe fizike” nuk ka mundur të paraqitet në gjyq.
Policia ka bërë një rrethim për të siguruar vendin e ngjarjes dhe për parandaluar rrezikun për banorët e shtëpive të afërme.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










