Lajme
Kërcënohet me bombë Ambasada e Zvicrës
Një person ka kërcënuar stafin e Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë për sulm me bombë, ndërsa pas intervenimit të policisë i dyshuari është arrestuar
Stafi i Ambasadës së Zvicrës në Kosovës është kërcënuar me bombë nga një qytetar i rajonit të Podujevës. Pas këtij kërcënimi përfaqësuesit e ambasadës kanë lajmëruar policinë e cila ka arrestuar në shtëpinë e tij të dyshuarin.
Sipas medieve në Prishtinë, i dyshuari është Muhamet Maqastenën nga fshati Dumush i Podujevës, por nuk dihen arsyet pse ai ka kërcënuar stafin konsullor e diplomatik të Zvicrës në Prishtinë.
Siç raporton “tribuna”, Policia e Kosovës ka shkuar në shpinë e Maçastenës për të arrestuar atë lidhur me kërcënimin, por ai nuk ka pranuar të dorëzohet. Madje ai me një kallashnikovë ka kërcënuar edhe patrullën e policisë.
“Policia kanë shkuar në shtëpinë e kërcënuesit dhe kanë tentuar ta arrestojnë, mirëpo ai ka shtënë në drejtim të policisë. Më pas kanë shkuar forcat e Njësisë Speciale me në krye komandantin, Arbresh Ajvazin i cili ka negociuar për shumë orë me me të, duke e bindur të dorëzohet”, thuhet në njoftim.
Policia Speciale ka bastisur shtëpinë e Muhamet Maçastenës, ndërsa ka konfiskuar një pushkë automatike AK 47.
Ndryshe, ky është rasti i parë që kërcënohet stafi i Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë. Nuk dihet arsyet nëse Maçastenës nuk i është dhënë viza për në Zvicër, apo ka pasur konflikt tjetër. As nga ambasada e Zvicrës nuk janë dhënë sqarime, ndërsa kërcënuesi do të ballafaqohet me procedurat ligjore të ndëshkimit për kërcënim.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











