Lajme
Kërcënim: Ekstremisti ofron para “për kokën e ministrit Berset”
"Unë do të krijoj një llogari donacionesh dhe çdo cent që depozitohet në të i përket kujtdo që e vret ose eliminon atë"
Një ekstremist i radhëve të mohuesve të koronavirusit, me inicialet I.G. ka bërë në facebook një apel për donacione për të vrarë ministrin e shëndetësisë, Alain Berset.
Ai thotë se do t`ia dërgojë paratë kujtdo që “rrëzon” ministrin federal në fjalë, shkruan 20minuten.ch.
“Unë do të krijoj një llogari donacionesh dhe çdo cent që depozitohet në të i përket kujtdo që e vret ose eliminon atë”.
” Është thënë ironikisht, por unë jam absolutisht serioz,” shton ai në fund të postimit.
Pak më vonë ai ka fshirë postimin, duket, i shtyrë nga reaksionet që ka ngjallur.
Kërcënimet ndaj politikanëve, të bëra kryesisht në rrjetet sociale, kanë marrë hov sidomos gjatë vitit të kaluar, shkruan albinfo.ch. Ministri Berset, si figura më e ekspozuar në lidhje me masat e pandemisë, ka qenë disa herë në shënjestër të sulmeve ekstremiste.
Anne-Florence Débois nga Zyra Federale e Policisë (Fedpol) ka njoftuar për gazetën se Fedpol tashmë ka reaguar në disa dhjetëra raste të ngjashme. “Qoftë me letra paralajmëuese ose kërcënime për kallëzime penale për Prokurorinë Federale”.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












