Lajme
Këngëtarët shqiptarë të operës vlerësohen si “fenomen i rrallë, eksport i vërtetë i Shqipërisë”
Gazeta gjermane merret me fenomenin e cilësisë së lartë të këngëtarëve shqiptarë të operës
“Populli i vogël ballkanik sjell mbimesatarisht shumë muzicientë të mirë. Sekreti i suksesit shqiptar në muzikë është iso-polifonia, arsimimi i mirë dhe afiniteti për operën italiane.” Ky është përkufizimi që redaktori i kulturës në gazetën gjermane i bën «fenomenit» të suksesit të këngëtarëve shqiptarë të operës.
«Natyrisht është iso-polifonia shqiptare, që nga viti 2005 e mbrojtur edhe si trashëgimi e Unesco-s ajo që ka meritat për këtë fenomen, transmeton albinfo.ch. Është edhe falë saj që njerëzit këtu këndojnë aq shumë, restorantet në orët e vona i heqin karriget dhe fillon kënga».
Profesori Vasil Tole si kompozitor dhe studiues, ndjehet krenar tek sqaron këtë trashëgimi te lashtë të vendit të tij. Dhe tradita nënkupton shumë për një popull me 3.5 milionë që jetojnë brenda Shqipërisë dhe 4.5 milionë të tjerë të shpërndarë në gjithë botën, përcjell albinfo.ch. Po ashtu vlerësohet shumë gjuha shqipe e cila nuk ka asnjë gjuhë tjetër të përafërt me të.
Në vazhdim gazeta flet për një grup këngëtarësh polifonikë, në dukje të thjeshtë, që e befasojnë gazetarin gjerman me stilin e këndimit. Ndërsa para godinës së stërkequr të Operës, gurthemelin e së cilës e kishte vendosur Hrushçovi në vitet `60, shihet një pllakat me një portret mbiproporcional të këngëtarit të njohur shqiptar të operës, Saimir Pirgut.
35 vjeçari, tenor, ëshë aktualisht njëri ndër shqiptarët më të njohur në botë. Ai këndon zakonisht në skenat operistike të Vjenës, Met-it. Munihu ose Parisit, transmeton albinfo.ch. Por sot i ka ardhur në Tiranë dhe këndon në një koncert gala ku promovohet një cd e tij e re.
Po për shembull Pirgu, a mos ka të bërë me atë mentalitetin prej tregtari, të shqiptarëve, të përshkruar nga romancieri gjerman Karl May?», pyet gazetari. Ai duket po aq tregtar i mirë sa është dhe vokalist i mirë. Kartëvizitat e tij i shpërdan në gjithë botën por askund nuk përqafohet skur në vendin e vet.
Të nesërmen pas koncertit, Pirgu ia dhuron të ardhurat një klinike për fëmijë. Aty është edhe i riu i mençur Erion Veliaj, i cili ka studiuar në Amerikë dhe para das muajsh i proklamuar si shpresë politike e vendit, eshte zgjedhur kryebahkiak i Tiranes. Dy ditë më parë ai i ka dhuruar Pirgut çelësin e kryeqytetit, në prani të medieve.
Më tutje në gazetë thuhet se shkolla e fortë e muzikës në Shqipëri, si një trashëgimi nga komunizmi, vazhdon edhe më tutje të ketë cilësi. Por ajo nuk shkon më tej. Dhe këtë e ka vënë re edhe Saimir Pirgu. Ai ka perfeksionuar zëroin e tij në konservatorin në Bozen të Italisë, përcjell albinfo.ch gazetën gjermane. Njësoj përsosjen profesionale dhe karrierën e madhe shumë këngëtarë shqiptarë e kanë bërë jahtë vendit.
Këtu përmendet sopranistja Inva Mula, e njohur veçanerisht në Francë, ndërsa një profil më dramatik aktualisht po e kultivon Ermonela Jaho, në gjithë botën. Në Stutgart këndon baritoni Gëzim Myshketa ndërsa mezosopranoja Enkelejda Shkoza po shkëlqen në Angli. Të gjithë këta e njohin njëri tjetrin.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












