Lajme
Kënga e re e Trojës: Kërkohet “Demokraci”
Teksti i këngës i referohet ngufatjes së shoqërisë, duke u nisë politika, mosfunksionimi i ligjit, mungesa e shprehjes së lirë e gazetarëve, vjedhja e votës etj.
Grupi “Troja” sërish ka nxjerr në skenë një këngë me videolklip që thumbon pushtetin dhe institucionet e Kosovës. Teksti i referohet ngufatjes së shoqërisë, duke u nisë politika, mosfunksionimi i ligjit, mungesa e shprehjes së lirë e gazetarëve, vjedhja e votës, të gjitha këto për të cilat njerëzit nuk kanë guxim të lasim.
Në videoklip shihen në sfond disa të rinj dhe të reja me gojë të mbyllur, prapa telave gjemborë duke kërkuar liri. Ndërsa lokalisti Bujar Berisha pas secilit varg kërkonte, bashkë me isot, Demokraci.
Videoklipi është xhiruar bardh e zi, sipas KP, që reflekton edhe me porosinë e kësaj kënge të zhanrit rok e realizuar nga Pulla. Teksti dhe muzika e këngës janë realizuar nga vetë grupi, ndërkaq kënga tashmë është shpërndarë shumë nëpër rrjete sociale dhe youtube.
Grupi “Troja” është i njohur për këngë të fuqishme, sikurse që është kënga “Amaneti i Clown-it”, që vazhdon të mbetet si kënga hit.
“Qysh thirret sistemi ku njerëzit s’ guxojnë me thanë atë që po menojnë?/ Qysh thirret sistemi ku gazetartë s’guxojnë me kallxu ç’ka po ndodhë/ Qysh thirret sistemi ku ligji vlen veç për ty/ Qysh thirret sistemi ku nuk ka hiq Demokraci/ Qysh thirret sistemi ku kriminelet e udhëheqin një shoqni? – Demokraci!”, thuhet në tekstin e këngës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













