Lajme

“Kemi përmbushur të gjitha kriteret për vizat”, thotë Mustafa

Sipas kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa,kriteret për liberalizmin e vizave janë plotësuar tërësisht dhe tani vetëm pritet përfundimi i proceseve administrative.
“Sa i përket kritereve për liberalizimin e vizave janë plotësuar tërësisht. Tashmë edhe janë propozuar emrat për anëtarë të bordeve të OSHP-së”, ka thënë Mustafa, shkruan zeri.info.
Sipas këtyre fjalëve të kryeministrit Mustafa, Kosova tashmë pritet që rekomandimin pozitiv për liberalizmin e vizave ta marrë në muajin shkurt.
Ai ka folur edhe për situatën ekonomike në vend.
“Situata politike në vend nuk është e favorshme për tërheqjen e investimeve të huaja. Megjithatë gjatë vitit 2015 kemi arritur të kemi stabilitet ekonomik në vend”, ka shtuar ai.