Integrimi
Këmbësori shqiptar, viktimë e garës së çmendur të veturave
Samir Dulaku nga Opterusha si këmbësor ka pësuar nga dy makina që po bënin garë shpejtësie në Gjenevë, natën e të mërkurës
Një garë e çmendur në mes të dy veturave në një nga rrugët qendrore të Gjenevës, i ka kushtuar me jetë një shqiptari nga Kosova dhe me lëndime të rënda bashkatdhetarit të tij.
Ka qenë ora 22.30 kur në Rue de Lyon, njërën ndër rrugët më të frekuentuara të Gjenevës, fare pranë stacionit kryesor hekurudhor, dy makina kanë kaluar me një shpejtësi marramendëse.
Samir Dulaku, nga Opterusha e Rahovecit, rreth të tridhjetave, baba i tre fëmijëve bashkë me vendësin e tij në momentin kritik po provonte të zinte autobusin që ishte ndalur në anën tjetër të rrugës. Në atë çast dy vetura kaluan me shpejtësi të jashtëzakonshme duke ua prerë rrugën dy shqiptarëve. Për Dulakun goditja që mori ishte vdekjeprurëse.
Ndërsa përveç shokut të tij (emrin e të cilit policia nuk e jep) lëndime kanë pësuar edhe dy persona të tjerë, që ndodheshin në një makinë tjetër, e cila u godit nga makinat që po bënin garë.
Burime nga Konsullata e Kosovës në Gjenevë bëjnë të ditur për albinfo.ch se konsullata është kontaktuar menjëherë në lidhje me rastin. Kjo për faktin se i ndjeri kishte një pasaportë kosovare ndërsa nuk posedonte fare dokumente të tjera identifikimi të Zvicrës. Kjo tregon se ai po qëndronte ilegalisht në Zvicër, merr vesh konsullata.
Ndërkohë pritet obduksioni i kufomës dhe pastaj do të merren masat për dërgimin e saj në Kosovë. “Menjëherë e kemi njoftuar Ministrinë e Jashtme dhe atë të Brendshme të Kosovës në lidhje me aksidentin. Ato pastaj e kanë njoftuar familjen e të ndjerit në Opterushë të Malishevës. Tashti vazhdojmë të jemi në kontakt me organet e rendit të Gjenevës për të ndihmuar në përballimin e rastit të rëndë”, thotë burimi nga Konsullata.
Policia nuk jep të dhëna në lidhje me përkatësinë kombëtare të dy garuesve, shkaktarë të tragjedisë në trafik.
Ndërsa i lënduari rëndë nuk është në rrezik jete. Ai ka familjarët e tij në Gjenevë, ata janë njoftuar dhe ndodhen pranë tij duke e ndjekur përmirësimin e gjendjes.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












