Kosova
Kelmendi, i konsideruar si bosi i heroinës dënohet me 6 vjet burg
Naser Kelmendi ishte privuar nga liria prej datës 13 maj 2013. Kjo periudhë i është llogaritur në dënimin me burgim
Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me gjashtë vjet burgim Naser Kelmendin, njeriu që për vite ishte konsideruar si personi më i rrezikshëm i trafikimit dhe kontrabandës me drogë në Ballkan. Periudha gjatë të cilës Naser Kelmendi ishte privuar nga liria prej datës 13 maj 2013 deri më 27 qershor 2017 është llogaritur në dënimin me burgim.
Sipas aktakuzës, Kelmendi së bashku me tre persona të tjerë të paidentifikuar, ka hedhur në qarkullim 25 kg heroinë e bardhë, në atë mënyrë që ai e kishte angazhuar K2 që ta drejtonte automjetin Volkswagen Caddy për në Austri, ku droga më pas ishte marrë nga persona të paidentifikuari.
I akuzuari Naser Kelmendi është liruar nga 8 pika tjera të aktakuzës lidhur me trafikimin e narkotikëve, duke përfshirë krimin e organizuar, pasi nuk është vërtetuar se ka kryer këto vepra. Po ashtu, ai është liruar nga akuzat lidhur me vrasjen e Ramiz Delalic Celo.
Ky aktgjykim nuk është përfundimtar. Të dyja palët kanë të drejtë ankese kundër tij brenda 15 ditëve pasi t’u dorëzohet aktgjykimi në formë të shkruar, njofton Gjykata Themelore e Prishtinës. Ndryshe, Kelmendi për vite me radhë ishte konsideruar si person shumë i rrezikshëm.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










