Lajme
Keller-Sutter është politikania më me ndikim në Zvicër
76 për qind e të anketuarve e konsiderojnë atë si një nga zërat më të rëndësishëm në Këshillin Federal
Instituti kërkimor Sotomo kreu një anketë online për barometrin e zgjedhjeve në emër të SRG (Korporata Zvicerane e Transmetimeve). Pjesëmarrësit u rekrutuan nëpërmjet faqes së internetit të SRG dhe panelit online të Sotomos.
Anketa u krye nga 25 gushti deri më 11 shtator 2025, dhe janë vlerësuar të dhënat nga një total prej 32,147 votuesish të kualifikuar nga të gjitha pjesët e vendit.
Ministrja e Financave njëherësh presidente e vendit Karin Keller-Sutter (FDP) është qartësisht këshilltarja federale më me ndikim në barometrin e ri zgjedhor të SRG-së. 76 për qind e të anketuarve e konsiderojnë atë si një nga zërat më të rëndësishëm në Këshillin Federal, transmeton albinfo.ch. Ministri i Mjedisit Albert Rösti (SVP) vjen pas saj me 65 për qind. Guy Parmelin po ashtu nga SVP është në vendin e tretë.
Ministri i sapoardhur federal Martin Pfister (Partia Qendër) kryeson për sa i përket popullaritetit, përpara Beat Jans (SP), shkruan srf.ch. Ndërsa Ignazio Cassis (FDP) duket më pak popullor.
Ka kritika për politikën e jashtme që e drejton ai: thuhet se Cassis po vepron në mënyrë shumë miqësore ndaj SHBA-së, Izraelit, Rusisë, Kinës dhe BE-së.
SVP merr rezultate të larta në barometrin kombëtar të zgjedhjeve
Nëse zgjedhjet kombëtare do të mbaheshin tani, SVP do të merrte mbi 30 për qind të votave për herë të parë. Kjo tregohet nga barometri zgjedhor i kryer nga Instituti Sotomo në emër të SRG-së dy vjet para zgjedhjeve të ardhshme.
Në anketë, SVP ka marrë 30.4 për qind. Kjo përfaqëson një rritje prej 2.5 pikësh përqindjeje krahasuar me zgjedhjet e fundit, transmeton albinfo.ch. Rezultati më i mirë i mëparshëm i SVP-së në nivel kombëtar u arrit në zgjedhjet e vitit 2015, me një shkallë prej 29.4 për qind.
Sipas Sotomos, kjo pasqyron një trend në Zvicër që mund të vërehet në të gjithë Evropën Perëndimore: partitë në spektrin e krahut të djathtë po fitojnë popullaritet.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













