Lajme
KEK-u humb 100 milionë euro

Mungesa e energjisë elektrike edhe më tej vazhdon të jetë kancer i ekonomisë kosovare. Përkundër investimeve që kanë kaluar më shumë se një miliard euro, prodhimi i energjisë në vend nuk po mund të mbulojë kërkesat e qytetarëve për energji elektrike, ku si pasojë Korporata Energjetike e Kosovës vazhdon të aplikojë reduktime, sidomos për qytetaret që gjenden në kategorinë B dhe C sipas ranglistës së kësaj korporate.
Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian për Kosovën, i cili është publikuar më 12 tetor të këtij viti, thotë se sektori energjetik vazhdon të vuajë nga probleme serioze. Sipas raportit, në Kosovë nuk ka pasur asnjë zhvillim lidhur me sigurinë e furnizimit me rrymë. “Kosova ende nuk ka asnjë strategji për krijimin e nivelit të kërkuar të rezervave të naftës. Implementimi i investimeve dhe mirëmbajtjes në pajtim me planin zhvillimor për transmisionin e energjisë elektrike 2010-2019 e ka bërë sistemin e transmisionit të Kosovës më të besueshëm.
Operatori i sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Kosovë, ende nuk merr pjesë në mekanizmat rajonalë për të planifikuar dhe shpërblyer transitin e energjisë elektrike, për shkak të dallimeve lidhur me statusin e saj”, thuhet në raport. Në raportin e Progresit për Kosovën thuhet se Zyra e rregullatorit të energjisë i ka mbajtur tarifat ekzistuese të energjisë elektrike, për shkak të rënies së çmimeve të importit dhe subvencioneve të vazhdueshme të Qeverisë për Korporatën Energjetike të Kosovës.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm” Ujërat e banjës së Austrisë kanë rënë nga vendi i dytë në të katërtin në një...
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini